Motivuese

Pak pozitivitet për ty: “Jeta është e bukur”

Deri në momentin që do ta kuptosh se jeta është e bukur, nuk do të mund të jetosh dot në të vërtetë. Edhe në kohërat më të errëta të Gjermanisë naziste, shpresa ishte prezente në botë dhe solli me vete optimizmin. Njerëzit vuajtën, luftuan, sakrifikuan, por mbijetuan dhe u bënë akoma më të fortë. Pavarësisht gjithçkaje, ishte dashuria që mbijetoi dhe shpresa për një jetë më të mirë. Nëse ti do të jetosh, bëj diçka më tepër se kaq, jeto një jetë të bukur.

Neve na pushton shpesh pesimizmi se jeta jonë nuk mund të jetë më e mirë. Shohim në rrjetet sociale sa mirë po u ecën të tjerëve gjithçka dhe demoralizohemi se pse jeta jonë është duke na prezantuar përherë e më tepër vështirësi. Shohim të ardhurat tona, arritjet tona dhe mendojmë për gjithçka që kemi përjetuar kohët e fundit dhe na kap mërzitja. Por gjërat nuk mund të funksionojnë në këtë mënyrë. Jeta ka uljet dhe ngritjet e veta, por është pikërisht në uljet e saj që duhet të jemi pozitivë e të mbajmë shpresa se më vonë çdo gjë do të shkojë më mirë.

Jeta e askujt nuk është fushë me lule. Çdokush ka problemet e veta, thjesht mund të zgjedhë të mos i shfaqë ato me të tjerët, por t’i mbajë brenda vetes. Kjo gjë nuk do të thotë se buzëqeshja në fytyrën e tij/saj tregon se çdo gjë po shkon në mënyrë perfekte, ndaj ngjarje të tilla nuk duhet të të demoralizojnë. Ki besim brenda vetes se çdo gjë do të shkojë mirë dhe se çdo gjë do të të shërbejë për diçka. Vetëm kështu do të mund të kuptosh se sa e bukur është jeta dhe se sa ia vlen ta jetosh atë në maksimum. Kupto se çdo sekondë që kalon, nuk mund të të kthehet më mbrapsht. Është kohë e humbur për ty, ndaj shfrytëzoje atë në maksimum në momentin që të jepet. Është falas, ndaj mos e shpërdoro.

Kujto përherë se mendimet negative sjellin ngjarje negative. Ky është Ligji i famshëm i Tërheqjes që po përflitet kudo nëpër botë dhe që ka vlerë të madhe, sepse funksionon realisht. Nëse ti mendon gjëra pozitive, më tepër gjëra pozitive do të të ndodhin në jetën tënde. Ki besim dhe shpresë dhe ngjarjet pozitive do të t’i shtojnë besimin dhe shpresën, sepse jeta është e bukur. Jeta duhet jetuar dhe jo thjesht të jetohet, por të jetohet në maksimum, të jetohet bukur, sepse është dhurata më e madhe që na është falur dhe nuk duhet ta çojmë dëm…

Leave a Reply

Back to top button