Shkence

Pamje mahnitëse: Bukuria e brishtë e trurit

Keni dëshiruar ndonjëherë që të shihni brenda trurit tuaj? Si është aty brenda?

“Truri i njeriut ka më shumë qeliza, nga sa ka yje në galaksinë tonë dhe këto qeliza komunikojnë përmes lidhjeve që janë mijëra herë më të shumta në numër”, thotë Dr Sally Till, studiuese në Universitetin e Edinburgut, me rastin e hapjes së një ekspozite të mikrografëve të trurit. “Objektivi ynë është të kuptojmë se si edhe ndryshimet më të vegjël në këto ndërlidhje kanë efekte të jashtëzakonshëm për të mësuarit dhe kujtesën”.

Pamjet në ekspozitë janë absolutisht mahnitëse. “Këto pamje janë thjeshtë shumë të bukura për t’u fshehur në një laborator”, tha Sophie Doë, themeluese e Mindroom”.

truri 1

Ashtu si kabllot elektrikë në rrjetin elektrik kombëtar, lidhjet elektrike mes qelizave të trurit, sic tregohen në këtë fotografi, duhet të jenë të mirëizoluara. Nëse humbet izolimi, neuronët humbasin aftësinë e tyre për të komunikuar në mënyrë eficiente. Kjo gjë ndodh në sëmundje të shumta neurologjike, duke përfshirë edhe sklerozën e shumëfishtë.

truri 2

Kjo fotografi shumëngjyrëshe tregon mënyrën e nderlidhjes në një tru që zhvillohet. Aksonët (me ngjyrë të kuqe) janë fijet që neuronët përdorin për të transmetuar informacionin e tyre, shpesh herë në distanca relativisht të gjata dhe duke përshkuar rrugë në formë rrethore. Ngjyrat e tjera përfaqësojnë zonat e tjera të trurit.

truri 3

Në pamje të parë kjo mund të duket si rrjetë merimange, por kjo rrjetë është vetëm sa 1/20 e një milimetri. Ajo përbëhet nga dy lloje qelizash të trurit – astrocitet në ngjyrë të gjelbër dhe një oligodendrocit në ngjyrë të bardhë. Fillimisht mendohej se këto qeliza kanë qenë mbështetëse të neuroneve, por tani dihet se janë esenciale për shumë prej funksioneve të trurit.

truri 4

Kjo fotografi e neuroneve të trurit të një femre nxjerr në pah ato që e kanë “fikur” kromozomin X të trashëguar nga nëna (ngjyrë të gjelbër) dhe ato që e kanë “heshtur” kromozomin X të trashëguar nga babai (ngjyrë të kuqe). Në rastet kur një gjen i ndryshuar në një prej kromozomeve X shkakton autizëm apo invaliditet intelektual, vetëm afro gjysma e qelizave preken. Kjo shpjegon përse këto lloj gjendjesh janë më pak të zakonshme tek gratë, se sa tek burrat.

truri 5

Këto dy pamje tregojnë ndryshimin mes një truri tipik (në të majtë) dhe autizmit (në të djathtë). Ngjyrat e ndryshme identifikojnë zona të ndryshme të trurit.

truri 6

Këto qeliza në formë ylli, oase astrocitet dikur mendohej se ishin qeliza mbështetëse për neuronet. Tani e dimë që janë shumë më të rëndësishme. Ato ndihmojnë gjithashtu për krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi në tru që është i optimizuar për komunikimin elektrik dhe kimik.

truri 7

Shkencëtarët mund të përdorin matematikën për të modeluar qarqet e trurit. Ata e përdorin këtë qasje për të parashikuar se si ndryshon komunikimi i trurit gjatë crregullimeve neuropsikiatrikë, si ankthi apo ADHD.

truri 8

Kjo është një hartë e detajuar e trurit të një bebeje të sapolindur në gjumë (majtas) dhe një të rrituri në të shtatëdhjetat (djathtas).

Leave a Reply

Back to top button