Bota

Pamje të publikuara për herë të parë: Ja si dukej Berlini, menjëherë pas luftës! (Video)

Screen Shot 2015-05-07 at 20.50.24

Një video e qytetit të Berlinit dhe banorëve të saj, e bërë në korrik të vitit 1945, e gjeti rrugën e saj për tu publikuar për publik, 70 vjet pas rënies së Gjermanisë naziste.

Videoja, para disa ditësh është publikuar nga Konstantin von Zur Muehlen, i cili në vitin 2001 themeloi kompaninë Chronos Media, e cila ka qasje në pamjet historike dhe fotografitë, duke përfshirë shtatë milionë metra kasetë filmike.

Videoja, ishte bërë dy muaj pas futjes së aleatëve në kryeqytetin e Gjermanisë, dhe tregon jetën e njerëzve të zakonshëm në qytetin e shkatërruar, i cili po kalonte nëpër fazën e parë të rindërtimit.

Kamera kalon nëpër disa zona të qytetit të cilat më pas janë kontrolluar nga ushtria ruse dhe britanike.

Para fundit të videos, pamjet tregojnë Berlinin e shkatërruar nga Porta e Brandenburgut, nëpër bulevardin Unter den Linden.

Berlini u çlirua nga nazistët në fillim të majit 1945. Më 2 maj u vra numri më i madh i ushtarëve gjermanë dhe luftimet në disa pjesë të qytetit zgjaten deri më 8 maj.

Marrja e Berlinit përfundoi në luftën më të madhe në tokën evropiane gjatë Luftës së Dytë Botërore, luftë kjo nga e cila përfundoi edhe koha 12 vjeçare e ekzistimit të Rajhut të Tretë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button