Shkence

Pamje të reja nga kërkimi për MH370

mh 1Ekipi që po kërkon avionin e humbur të fluturimit MH370 ka nxjerrë pamje të detajuara të shtratit të oqeanit – duke zbuluar elementë si vullkanë të shuar si dhe depresione 1400 metra të gjatë, për herë të parë në histori. Koleksioni i të dhënave nga një prej pjesëve më sekrete të botës është një nënprodukt i kërkimit.
Deri më sot, kemi patur harta më të mira të Marsit, se sa të kësaj pjese të shtratit të oqeanit. Avioni i Malaysian Airlines u zhduk pa lënë gjurmë në 8 mars me 239 vetë në bord.
26 shtete kanë ndihmuar në kërkimin e Boeingut 777, por asgjë nuk është gjetur. Avioni fluturonte nga kryeqyteti i Malajzisë, Kuala Lumpur për në Pekin.

mh 2 mh 3 mh 4

Leave a Reply

Back to top button