Bota

“Panama Papers”, David Cameron e pranon, re të zeza edhe mbi Hillary Clinton

Screen Shot 2016-04-08 at 13.49.23Skandali i “Panama Papers” preke dhe fushatën presidenciale amerikane dhe qeverinë britanike.

Pasi e mohoi disa herë se nuk ka përfituar as edhe një qindarkë nga llogaritë offshore, kryeministri britanik David Cameron pranoi më në fund se ka përfituar rreth 30 mijë paund.

“Kam pranuar nga im atë 30 mijë paund përpara se të bëhesha kryeministër”, ka pranuar Cameron.

Kjo ka shkaktuar protesta të fuqishme në Britaninë e Madhe dhe shumë qytetarë kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

Edhe në Amerikë kanë nisur sulmet lidhur me personat e përfshirë në këtë skandal.

Bernie Sanders ka sulmuar Hillary Clinton duke thënë se ka mbështetur marrëveshjen e shkëmbimeve të lira kur ishte në krye të “Foggy Bottom”. Sipas Sanders, ky vendim i Clinton i hapi rrugën evazionit fiskal.

Leave a Reply

Back to top button