Sport

Panuçi në ndeshjet e para nuk e mori në konsideratë, por Kedi Bare shpreson ende

Një prej futbollistëve të kombëtares U21, që kohët e fundit ka treguar që është shumë i talentuar shpreson që të luaj dhe me kombëtaren e madhe. Bëhet fjalë për futbollistin Keidi Bare që luan me Atletikon e Madridit në Spanjë. Në një intervistë në emisionin “Zona gol” në Super Sport mesfushori, Keidi Bare ka folur për situatën që po kalon dhe të ardhmen e tij.

“Ka qenë një ëndërr për mua që të bëhem pjesë e Atletiko Madrid. Unë i kam hedhur hapat një e nga një dhe shpresoj që të jem pjesë e Atletikos. Këtu ku jam, jam falë këmbëve të mia. Lidhja ime me vajzës e trajnerit Burgos nuk ndikon në vendin tim”, u shpreh Bare.

 

Futbollisti me origjinë nga Fieri ka folur me besim edhe për lidhjen e tij me ekipin kombëtar, ku në mënyrë indirekte i ka lëshuar një sinjal trajnerit Panucci që edhe ai kërkon një mundësi për kombëtaren. “Nuk është asnjëherë vonë, ndaj edhe unë e pres ftesën time. Shpresoj shumë të marr një ftesë nga trajneri Panucci. Më saktë do të doja të më jepej mundësia”, tha Bare.

Leave a Reply

Back to top button