Sport

Humb “ndeshjen” me kancerin. Ndahet nga jeta legjenda Johan Krujf

krujf

Legjenda e futbollit botëror, holandezi Johan Krujf ka ndërruar jetë nga kanceri në moshën 68 vjeç, bëhet e ditur në faqen e tij zyrtare.

Krujfi, që bëri emër si sulmues i Ajaksit dhe Barcelonës, e fitoi tre herë Topin e Artë.

Ai fitoi tre Kupa europiane të njëpasnjëshme me Ajaksin dhe më pas drejtoi Barcelonën, në Kupën e parë europiane në vitin 1992.

Krujfi ndihmoi vendin e tij të mbërrinte në finalet e Kampionatit Botëror 1974, ku humbën përballë Gjermanisë Perëndimore.

Në shkurt, krujfi kishte deklaruar se ndihej “se po fitoj 2-0” në ndeshjen kundër kancerit në mushkëri dhe se “jam i sigurtë që në fund do të fitoj’.

Krujf, që shihet gjerësish si një prej futbollistëve mëtë mëdhenj të të gjitha kohërave, kishte kryer një bajpas të dyfishtë në zemër në vitin 1991.

Nën drejtimin e tij, Barcelona fitoi katër tituj të njëpasnjëshëm të La Ligës.

Leave a Reply

Back to top button