Bota

Papa, Putin dhe Khamenei: Aleanca e Shenjtë kundër Shtetit Islamik

Screen Shot 2015-11-26 at 22.32.47

Vatikani i deklaroi luftë kalifatit islamik që një vit më parë. Duke e ditur se kush gabonte në zgjedhjen e armikut humbiste, Papa Françesku zgjodhi fuqinë ortodokse të Rusisë dhe atë shiite të Iranit për të luftuar barbaritë xhihadiste.

“Ekziston një kalifat botëror i ndarë në pjesë”, kështu deklaronte Papa në fillim të 2015, duke shtuar se “po përhapet si sëmundje në gjithë botën”.

Bëhet fjalë për përhapjen e një grupimi terrorist që kërkon të krijojë situatë të ndezur në gjithë botën dhe të fitojë territore me qëllimin për të krijuar një shtet, të bashkojë ideologjikisht ekstremistët nga Mali dhe Nigeria deri në brigjet e lumit Tigër.

Një tërmet që trondit historinë siç nuk e kishim përjetuar prej kohësh. Një tërmet që rrezikon të zgjojë dy gjigandët e fjetur: është kjo korniza e takimit mes Vladimir Putin dhe liderit suprem të Iranit Ali Khameni. Një takim thelbësor për vazhdimin e luftës që sapo ka nisur.

Pas tyre shtrihet hija e perandorive të dikurshme, e Carëve dhe shiitëve, duke rikthyer në dritë horizonte antike, gjithmonë aktualë.

Këtë gjë e di mirë Papa Françesku, kreu françeskan i tërhequr nga profecia dhe pacifizmi, por edhe më një sens të lindur për strategjinë dhe realizmin, diplomat dhe dishepull i mirë i Shën Ignazi-t.

Në fushëbetejën e Lindjes së Mesme Papa ishte i pari që rivuri në lojë Moskën dhe Teheranin, duke modifikuar ekuilibrat dhe duke mobilizuar dy fuqi të mëdha, ortodoksët rusë dhe shiitët iranianë, që me hyrjen në lojë, më fort se Franca apo Amerika, po shtrëngojnë gjithmonë e më shumë Shtetin Islamik.

Nëse ngjarjet e Francës nuk do të kishin bërë që të anullohej takimi i Papa Françeskut me presidentin iranian Hassan Rohani, do të ishte përmbyllur në mënyrën më spektakolare strategjia e nisur dy vjet më parë nga Papa. Duke vendosur në sy të gjithë botës ripozicionimin e Selisë së Shenjtë në fushëbetejën e Lindjes së Afërt, zonë influence që Vatikani e ka patur prej lindjes.

Aleanca e Shenjtë mes Vatikanit dhe Kremlinit është një partneritet strategjik që është një ndër risitë më të rëndësishme të Papa Françeskut.  “Dashuria” mes Putin dhe Papa Françeskut nisi kur Papa qortoi Obamën për nisjen e raketave drejt Damaskut. Papa i tha Obamës së kështu po i dorëzonte me duart e tij Sirinë Shtetit Islamik.

Pas qasjes më Putin erdhi dhe afrimi me Ajatollahun.

Me një ritëm të vendosur Papa Françesku ndërtoi një marrëdhënie të qëndrueshme që nuk lë rrugë kthimi pas me dy liderët e Iranit dhe Rusisë.

Rruga e ndjekur nga Papa Françesku nuk është bërë nga asnjë Papë tjetër. Edhe Papa Vojtila nuk pati guxim të ndërhynte në fushën e minuar të quajtur Lindje e Mesme.

Mes shiitëve iranianë dhe sunitëve të ISIS, Papa me zgjuarsi zgjodhi të mbështesë shiitët.

Këta kërkojnë veçse një fuqi rajonale duke mos përhapur konflikte të mëtejshme ndërkohë që xhihadistët kërkojnë të kenë një shtrirje botërore duke rrezikuar krishtërimin dhe njerëzimin në përgjithësi.

Pavarësisht se si do të shkojë kjo luftë, Papa e ka bërë zgjedhjen e tij, e cila për momentin duket e duhura.Huffington Post/TemA

Leave a Reply

Back to top button