Nga Gianfranco D’Anna
Një njeri i paqes ikën nga kjo botë, ndërsa mbetet ende gjallë një njeri i luftës. Nga MikailGorbaçov tek Vladimir Putin, mallkimi i Moskës është sërish zgjedhja e detyruar midisstalinistëve dhe neo-caristëve.
Kur u ngjit në krye të superfuqisë sovjetike, tashmë të zhytur në një krizë të thellë, dhe kuptoi rreziqet e përditshme nga një lufte bërthamore në shkallë të gjerë, e cila mund të shpërthente edhe aksidentalisht, Gorbaçovi nuk ngurroi për asnjë moment të takonte presidentin më antikomunist që ka hyrë ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Ai i tha hapur Ronald Reganit:“Le të mos e kërcënojmë më njëri-tjetrin me fundin e botës,por le të shtrëngojmë duart!”. Regan, që i njihte mirë aktorët dhe humoristët, e pa në sy dhe e kuptoi që Gorbaçov ishte i sinqertë dhe serioz.
Ata u bënë miq të përzemërt si dy adoleshentë, dhe i imponuan gjeneralëve të tyre, që ishin entuziastëve të teorisë së “goditjes së parë” traktatin e parë të kontrollit të armëve bërthamoredhe çarmatimit i nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik.
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, dhe presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, fitues i çmimit Nobel për Paqe, drejtuesi i një Perestrojke të pamundur, e kuptoi papërshtatshmërinë e një sistemi që lëkundej mes diktaturës dhe korrupsionit.
Por ai ishte mjaftueshëm i aftë politikisht dhe popullor mes rusëve, për ta kapërcyer ipadëmtuar tentativën e rikthimit të komunizmit të hekurt, nëpërmjet grushtit të shtetit të gushtit 1991, dhe me një guxim historik me shumë vlera,nuk ngurroi të shpallte të përfunduarekzistencën e Bashkimit Sovjetik.
Shpresohet që vdekja e Gorbaçovit, t’i nxisë rusët të reflektojnë për fatin e vendit të tyre, që pas shpërbërjes së regjimit sovjetik i mungon mbi të gjitha vazhduesi i Perestrojkës dhe Glasnostit, reformave dhe transparencës.
Përvoja e jashtëzakonshme liberalizuese dhe paqësuese e Gorbaçovit, nga tërheqja nga Afganistani deri në rënien e Murit të Berlinit, nuk është absolutisht e krahasueshme me 20 vitet gjakatare dhe plot dredhi të Vladimir Putinit.
Siç e tregon edhe lufta absurde ndaj Ukrainës, presidenti aktual rus është në fakt pasardhësi i Leonid Brezhnjevit dhe Juri Andropovit, të cilët nga ana e tyre vazhduan linjën e stalinizmit.
Rikthimi rrëqethës në të kaluarën e një Lufte të Ftohtë në kufijtë e kërcënimit bërthamor,nxjerr në pah të gjithë sfondin dhe ADN-në e pandryshuar që Putin ka për KGB-në, policinë e tmerrshme sekrete sovjetike, pjesë e të cilës ishte edhe vetë dikur.
Historikisht, është i njëjti kontekst ideologjik-burokratik-stalinist, ai që ka penguar çdo llojpërpjekje për ta reformuar dhe humanizuar regjimin. Megjithatë, mençuria dhe largpamësia e Gorbaçovit, buzëqeshja dhe vështrimi i tij i sinqertë, nuk do t’i mungojnë jo vetëm Rusisë, por edhe njerëzimit në tërësi.
Pasi siç shihet nga pikëllimi i madh dhe ngushëllimet e sinqerta të mbarë botës për vdekjen e një udhëheqësi të madh, i tiji ishte dhe do të mbetet një shembull i madh konkret, se si paqja është vërtet e mundur vetëm nëse dashuria për bashkëjetesën civile dhe mospërdorimin edhunës, e tejkalon dashurinë për pushtetin. / “Formiche.net” – Bota.al