Shkence

“Para ‘Big Bang-ut’ ka ekzistuar një tjetër Univers”

screen-shot-2016-10-16-at-19-43-16Sipas studiuesve, universi kalon nëpër katër faza të ndryshme. Teoria e re pretendon që një tjetër univers ka ‘ekzistuar’ në një fazë tjetër kozmologjike. Kjo nënkupton se para Shpërthimit të Madh ka ekzistuar një univers tjetër dhe një tjetër do të shfaqet pasi që ky i tanishmi të shpërbëhet,

Këto pretendime kanë ardhur pas punës së një ekipi matematikanësh, të cilët kanë aplikuar mekanikën kuantike në kozmologji për të nxjerrë teori të reja shkencore që tregojnë më shumë për Shpërthimin e Madh dhe mënyrën e krijimit të universit tonë.

Ekspertët pretendojnë që universi zgjerohet me ritëm të shpejtë, mirëpo, sipas ekuacioneve të reja për modelet teorike, një ndryshim i motivuar nga mekanika kuantike do të ndodhë duke i dhënë fund të gjithë procesit.

Kjo gjë do të bëjë që universi të tkurret deri në afërsi të infinitit, para se të fillojë të zgjerohet përsëri.

Leave a Reply

Back to top button