Motivuese

Parabola e dy ujqërve. Duhet një minutë për ta lexuar, por do e kujtoni gjithë jetën

Mënyra si e përjetoni botën, varet nga mendja juaj. Ju keni pushtet absolut në mbretërinë tuaj të brendshme, kështu që duhet të kushtoni shumë vëmendje, llojit të mjedisit mendor që po krijoni për veten tuaj.

Mendimet tona mund të jenë armiku ynë më i keq, nëse i lejojmë. Krijimi i paqes dhe vetëbesimit varet nga aftësia juaj për të kontrolluar mendimet tuaja, dhe në fund të fundit, kjo betejë mund të fitohet, për arsye se ne kemi fuqinë e zgjedhjes.

Historia e dy ujqërve

Kjo legjendë e indianëve të Amerikës i ka rezistuar provës së kohërave – dhe me arsye. Historia e dy ujqërve gjen jehonë tek cilido që e lexon.

Në thelbin e vet, ajo na mëson se mendimi negativ është krejt normal. Por ne nuk duhet të nënvlerësojmë asnjëherë fuqinë e rrezikshme të të ushqyerit të dialogut të brendshëm negativ.

Minimumi, mendimi negativ mund të vërë poshtë mendimet tona pozitive, duke shkatërruar cilindo mendim pozitiv në rrugën e tij.

Ja se si thotë legjenda:

Një kryetar fisi i Cherokeeve, indianë të Amerikës, përdori fabulën e dy ujqërve, teksa i jepte nipit të tij një mësim për jetën.

Ai e fillon: “Eshtë një luftë e tmerrshme dhe ajo është mes dy ujqërve. Njëri është i keq – ai është zemërimi, zilia, trishtimi, pendimi, babëzia, arroganca, faji, inferioriteti, gënjeshtrat, krenaria e rremë, superioriteti dhe egoja”.

Ndërsa tjtri, i tha ai, është “i mirë. Eshtë gëzimi, paqja, dashuria, shpresa, qetësia, përulësia, mirësia, dashamirësia, bujaria, e vërteta, dhembshuria dhe besimi”.

Sipas kryetarit të fisit, kjo luftë e brendshme nuk përjetohet nga pak, por është një betejë që e ka cilido person mbi tokë. “E njëjta luftë zhvillohet brenda teje – dhe brenda cilitdo person tjetër”.

Nipi e pyet: “Gjysh, cili ujk do të fitojë”?

Mencurisht, krye-indiani buzëqesh dhe i përgjigjet: “Ai që ti do të ushqesh”.

Njeriu korr atë që mbjell

Për të krijuar një mjedis të brendshëm të bukur, ju duhet të bëheni rojtarët e portave të mendjes suaj. NUk është e ehtë të ndryshosh zakonet mendore dhe dialogun e brendshëm. Sekreti i lumturisë është një gjyqtar mendor i vetëdijshëm; duhet të lësh brenda vetëm burimet pozitive që të shërbejnë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button