Horizonti.al

Paradokse të logjikës: “Një kalë i bardhë nuk është një kalë”

Screen Shot 2016-08-20 at 22.25.35Ky vëzhgim i jo aq i drejtpërdrejtë vjen nga filozofi kinez Mjeshtri Kung-sun Lung dhe “Traktati i tij mbi Kalin e Bardhë’, të shkruar rreth 250 Para Krishtit. Argumenti thjesht thotë se një kalë i bardhë nuk është një kalë, dhe kjo ka prodhuar argumente të panumërta mbi natyrën e gjuhës dhe logjikës. Njerëzit kanë debatuar mbi logjikën e kësaj deklarate për më shumë se 2.000 vjet, por një nga argumentet bazë është se përderisa “kali” përcakton formën e bishës dhe “i bardhë” i referohet ngjyrës, ”kali” është një ngjyrë neutrale, dhe s’mund të jetë e njëjtë si një “kalë i bardhë”. Askush nuk do të thotë se një “kalë i bardhë” dhe një “kalë i verdhë” janë e njëjta gjë, dhe qëkur “kali” dhe “kali i bardhë”, nuk i referohen gjithnjë të njëjtave gjëra, ata nuk janë të barabartë. Për këtë arsye, një kalë i bardhë nuk është një kalë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button