Paradoksi i forcës së papërmbajtshme por edhe të pandalshme, është një paradoks klasik i formuluar në formën e kësaj pyetje: “Çfarë ndodh kur një force e papërmbajtshme takon një objekt të palëvizshëm?” Paradoksi duhet të kuptohet si një ushtrim i logjikës, dhe jo si postulati i një realiteti të mundshëm. Sipas kuptimit modern shkencor, asnjë forcë nuk është plotësisht e papërmbajtshme, dhe nëse nuk ekzistojnë objekte të palëvizshme s’mund të asgjë të këtij lloji, në kushtet kur edhe një forcë e vogël do të shkaktonte një përshpejtim të lehtë të një objekti apo mase.
Një objekt i palëvizshëm do të duhej të kishte një inerci që të ishte e pafundme, dhe për këtë arsye me një masë të pafundme. Një objekt i tillë do të shembej nën presionin e gravitetit të vet dhe krijojë një tipar i veçantë. Një forcë e pandalshme do të kërkonte energji të pafundme, çka nuk ekziston në një univers të fundëm. /bota.al