Horizonti.al

Paradoksi i Menonit

Screen Shot 2016-08-12 at 12.36.29Seria: Probleme të mendimit dhe paradokse të lashta

Ky paradoks ka marrë emrin e një studenti të Sokratit. Ky i fundit ishte i famshëm për eksplorimin e tij mbi idetë e injorancës dhe të hetimit, por ishte Menoni ai që e përcaktoi problemin ndërmjet të dyjave. Paradoksi thotë se asgjë s’mund të mësohet duke bërë pyetje. Nëse një person tashmë e di përgjigjen, atëherë nuk ka asnjë vlerë të bëjë pyetje.

Nëse ata nuk e dinë përgjigjen apo atë që po kërkojnë, atëherë nuk ka asnjë vlerë të pyesin për shkak se s’do jenë në gjendje të njohin përgjigjen e saktë apo edhe informacionet të cilat po kërkojnë. Vetë natyra e hetimit e bën të pakuptimtë dhe të panevojshme, në mos plotësisht të pamundur. Paradoksi bie poshtë, kur ju merrni parasysh se tek shumica e njerëzve ekzistojnë gjendje të ndryshme të injorancës të pjesshme, dhe dini informacionet e nevojshme sa për të lëvizur në drejtimin e duhur, psh duke kërkuar një fjalë në një fjalor. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button