Bota

Parajsa dhe Ferri, vetëm në mendjen tonë ekzistojnë?

Vetëm mendjet tona mund të përjetojnë përjetësi, dhe kushdo që ka përjetuar lumturi apo vuajtje nuk mund të dyshojë se parajsa dhe ferri ekzistojnë.

Papa Françesku tha që ferri nuk ekziston, por çfarë ka dashur ai të thotë me këtë?

Të thuash që ferri nuk ekziston, është mëse e qartë që nuk po flitet për një deklaratë rreth gjeografisë apo kozmologjisë. Të thuash që ferri nuk është një vend ekzistues në botën e jashtme, nuk është njësoj si të thuash që nuk ka realitet fizik. Vetëm se, realiteti fizik nuk ka rëndësi aspak. Duke supozuar se ferri është diçka që ekziston vetëm në imagjjinatë, ai ende do të gëzojë një manifestim fizik në ndonjë cep të trurit të besimtarëve. Kjo është e vërtetë edhe për çdo gjë që ne mendojmë apo ndjejmë, por ajo që është e rëndësishme lidhur me këtë pikë është vendi i tyre i përbashkët (mendja).

Duke argumentuar rreth ekzistencës së ferrit, apo edhe rreth ekzistencës së Zotit, është sikur të jesh duke diskutuar për ekzistencën e numrit 0. Përdorimi i konceptit është i dukshëm dhe i papërmbajtshëm. Sapo ta përdorni, do të shihni se funksionon, por përse duhet të funksionojë, kjo përbën një pyetje totalisht ndryshe, dhe nëse është nevoja për të ekzistuar, kërkohet një argument për kuptimin e foljes “ekzistoj”, jo për realitetin e numrit 0, as të Zotit dhe as të ferrit.

Personi që e vendos këtë të paraqitur në mënyrë më të qartë është në fakt vet “Vdekja” ( vdekja vjen e paraqitur përmes një personazhi), në librin e Terry Pratchett’s, Hogfather.

“Vdekja” i thotë vajzës:

“Njerëzit kanë nevojë për fantazi që të ndihen qënie njerëzore. Për të qenë vendi ku ëngjëlli në rënie takon majmunin në rritje…

Merrni universin dhe bluajeni deri në pluhurin më të imët të mundshëm, më pas nëpërmjet sitëve më të mirë mundohuni të më tregoni një atom të drejtësisë, një molekulë të mëshirës…dhe ju akoma veproni sikur ekziston ndonjë rend ideal në këtë botë,sikur ka… drejtësi në univers me anë të së cilës mund të gjykohet.”

Nëse fillojmë të mendojmë për ferrin si një koncept që merret me të njëjtat probleme, sikurse merret koncepti i drejtësisë dhe mëshirës, është e lehtë të shohim se të gjitha mendimet tona janë në një farë mënyre figurative. Por kjo nuk do të thotë që janë jo reale.

Vështirësia e vërtetë për të krishterët është ideja se ferri përfshin një dënim të vetdijshëm, i cili është zhargon për diçka thuajse të pamendueshme. Kjo duhet të ketë qenë ajo çfarë Papa Françesku ka qenë realisht duke thënë.

Ideja e vuajtjes së vetdijshme të përjetshme ka trazuar kristianët që në fillimet e krijimit të kësaj feje. Duket plotësisht jopropocionale me mëkatet që ndëshkon. Vuajtjet e ferrit janë me përkufizim më keq se çdo gjë që mund të përjetojmë në këtë jetë: më keq se kanceri; më keq se të qënurit i djeguri për së gjalli; më keq sesa të shikoni familjet tuaja duke vdekur nga Ebola; më e thellë dhe më e mprehtë sesa pengesat tuaja më të këqija të brendshme. Të gjitha këto mund të jenë të pakalueshme, por vuajtet e ferrit, në doktrinën tradicionale, zgjasin përgjithnjë. Vdekja nuk mund t’i japë fund atyre: në të vërtetë, ndodh e kundërta.

Shkaktimi i një agonie të pambarimtë nuk duket se qëndron në përputhje me natyrën e Zotit mëshirëbërës dhe të dashur; duket dispropocionale edhe ndaj kërkesave të drejtësisë. Në fakt, teologu i hershëm dhe me ndikim, Shën Origeni besonte se edhe Satani do të lirohej më në fund nga ferri, megjithëse kjo u gjykua më vonë si herezi.

Vështirësia e vërtetë lind me konceptin e përjetësisë. Problemi nuk është thjesht se universi nuk na paskërka një vend për ferrin, e as që nuk na paskërka kohë për këtë. Universi, i cili kishte fillimin e tij me shpërthimin e Bing Bangut, dhe që do të ketë një fund, nuk mund të përmbajë përjetësi.

Vetëm mendjet tona mund të përjetojnë përjetësinë dhe dyshoj se vuajtja mund të jetë e përjetshme në këtë kuptim. Por, kushdo që ka përjetuar lumturi të vërtetë apo vuajtje, nuk mund të dyshojë që parajsa dhe ferri ekzistojnë.

Dita përzgjodhi këtë shkrim për të ditur qëndrimet tuaja ndaj ekzistencës së parajsës dhe ferrit, pra përjetësisë.

Besoni se parajsa dhe ferri ekzistojnë me të vërtetë?

Apo mendoni se janë thjesht fryt i mendjes sonë?

Dhe, a i shikoni si produkte të ofruara nga fetë për të rregulluar dhe ndikuar në sjelljen e shoqërisë?

The Guardian

Përktheu: Dita

Leave a Reply

Back to top button