Histori

Paralele historike / Endrju Xhekson, presidenti i parë anti-establishment në SHBA

Screen Shot 2016-04-14 at 09.20.02

Nga Harry Watson

Po dëgjojmë shumë mbi populizmin këto kohët e fundit. Gjatë këtij sezoni të zgjedhjeve primare për kandidatët presidencialë, titujt e mediave në SHBA kanë shpallur sukseset e pretendentëve “populistë”, Bërni Sanders dhe Donald Tramp. Për me tepër, pa përqafuar etiketën populiste, kandidatët në të dyja kampet kanë miratuar tashmë taktikat populiste, duke i quajtur kundërshtarët e tyre si vegla të “establishmentit”.

Por gjithësesi çfarë është populizmi? Nuk ka një përgjigje të thjeshtë, por “populizmi” përshkruan një stil politik më shumë se sa një grup të veçantë të idesh apo politikash, dhe shumica e komentatorëve e aplikojnë atë për të tjerët në vend të vetes së tyre. Tekstet tona zakonisht e shoqërizojnë populizmin me Partinë Popullore të viteve 1890, por nga një kërkim pak më i detajuar rezulton se stili i ka rrënjët më të thella se fushata e “argjendit të lirë”, që lidhej me Uilliam Xhenings Brajanin.

Populizmi i referohet lëvizjeve politike, që shohin masën e madhe të njerëzve të zakonshëm në konflikt me një grup të pakët njerëzish të fuqishëm, parazitarë, të përshkruar në mënyra të ndryshme si përkrahës të “interesa të veçanta”, “elita”, “të ashtuquajturit ekspertë”, dhe natyrisht “establishmenti”.

Populistët shpesh insistojnë se përvoja e përbashkët popullore, është një burim më i mirë i diturisë sesa cilësisë e elitës si arsimimi i avancuar, trajnimi i veçantë, përvoja, apo një sfond i privilegjuar. Megjithatë, lëvizjet populiste mund të dallueshme nga mënyra se si i përcaktojnë “njerëzit”, dhe jo rrallë ato kanë përjashtuar gratë, pakicat shumë të varfra, ose minoritetet racore dhe etnike.

Me kalimin e kohës, lëvizjet e emërtuara “populiste”, mund të kenë patur në shënjestër të margjinalizuarit po aq sa edhe elitën, nganjëherë e perceptuar si një aleancë në mes të pasurve pasivë dhe të varfërve që e meritojnë këtë status, në kurriz të popullit që gjendet në mes. Koncepti i hershëm populist u shfaq në retorikën e radikalëve angleze të shekullit të XVIII-të,  e cila paralajmëroi një luftë të përjetshme në mes të lirisë, virtytit dhe të mirës së përbashkët kundër oborrtarëve të korruptuar dhe tiranikë.

Idetë e tyre u përhapën dhe evoluan në Revolucionin Amerikan, teksa “lufta për qeverisjen e brendshme “ u bë një “luftë se kush duhet të sundonte në shtëpi”. Një shkrimtar anonim e trajtoi vizionin e hershëm populiste në një pamflet të vitit 1776 nga Nju Hempshajër me titull ”Populli, guvernatori më i mirë”, dhe shumë të tjerë i bënë jehonë.

“Njerëzit i dinë dëshirat dhe nevojat e tyre, dhe për këtë arsye janë më në gjendje për të sunduar veten e tyre” – deklaroi ai, sepse “Perëndia… e bëri çdo njeri të barabartë me të afërmin e tij”. Në këndin e kundërt, shumë prej themeluesve të shqetësuar në lidhje me pushtetin e pakontrolluar popullor vendosi norma të shumta frenuese ndaj të pushtetit popullor në Kushtetutë, duke përfshirë edhe Kolegjin Zgjedhor, një Senat të zgjedhur nga legjislatura e shtetit, dhe mandate të përjetshme për gjyqtarët federalë.

Pavarësisht propagandës fillestare, qe fushata presidenciale e Endrju Xheksonit, ajo që e bëri stilin populist një forcë e madhe në politikën kombëtare. Për shumë votues, kandidatët presidencialë të vitit 1824 qenë një pa ndonjë shkëlqim, duke akumuluar vetëm konflikte mes atyre që ne do t’i quanim si ‘të brendshmit e Uashingtonit’. I njohur si “Old Hickory” (Lloj druri), Xhekson qe një përjashtim – djali i përunjur veteran i Revolucionit të Pavarësisë, dhe fituesi heroik në Betejën e Nju Orlinsit në Luftën e vitit 1812, i cili kishte dëshmuar guximin dhe virtytet e veta kundër trupave britanike dhe indianëve. Duke parë ashpërsinë e tij ushtarake, nofka e tij e njohur evokonte  origjinën e tij rurale dhe sensin e përbashkët. Sikurse është shprehur një admirues:Old Hickory ”ishte pema më fisnike në pyll”.

Mbështetësit siguruan që talenti natyror i gjeneralit tani të dominonte mbi konkurrentin e tij kryesor, Xhon Kuisni Adamsin, birin e një presidenti, i rritur në kryeqytetet mbretërore, anëtar i organizatës ‘Phi Beta Kappa’, profesor i Harvardit dhe sekretar i Shtetit. “Edhe pse Gjenerali Xhekson nuk ishte arsimuar në oborret e huaja dhe rritur me ëmbëlsirat nga tryezat e mbretërve dhe princave”- thuhej në një editorial tipik, “ne mendojmë se ai gjithsesi është shumë më i mirë-kualifikuar për të përmbushur detyrën dinjitoze të presidentit të Shteteve të Bashkuara sesa zoti Adams”.

Ne vitin në 1824, kur Xhekson fitoi votën poopullore, por jo shumicën në Kolegj, dhe politikanët e karrierës zgjodhën Adamsin si president në Dhomën e Përfaqësuesve, motoja e Xheksonit gjatë rikandidimit të tij të suksesshëm në vitin për 1828 ishte e gatshme:Endrju Xhekson dhe vullneti i popullit”. Inaugurimi i Xhekson në vitin 1829, është një nga skenat e mëdha të historisë amerikane.

Fjalimet e mbajtura dhe betimi ishin solemn dhe të mërzitshëm, edhe pse një grua e martuar e shoqërisë së lartë kujtonte se pamja e “një populli të lirë, të mbledhur në fuqinë e tij, të heshtur dhe të qetë, të përmbajtur vetëm nga një fuqi morale, pa hijen e forcës ushtarake, ishte madhështore gati sublime, duke e tejkaluar atë të mbretërve dhe princave, të rrethuar nga ushtria dhe stolisur në ar’.

Pritja në Shtëpisë së Bardhë ishte shumë më e ndryshme, të paktën siç e përshkroi zonja Margaret Bajard Smith. “Madhëria e Popullit ishte zhdukur”- theksoi ajo. “Një turmë djemsh, zezakë, gra, fëmijë, brohorisnin ziheshin mes tyre…. E gjithë Shtëpia e Bardhë ishte përmbytur nga turma njerëzizh të zakonshëm”. Zonja Smith ndoshta e ekzagjeron, dhe rrëmuja ndodhi më shumë nga planifikimi i dobët sesa nga barbarizmi i lindur, por ajo veçoi në mënyrë të përkryer qëndrimin e “lloji më të mirë” të Amerikës, fermerët, artizanët, tregtarët dhe punëtorët, të cilët tani kishin autoritetin përfundimtar në qeverinë e tij.

Ardhja e Xheksonit në këtë detyrë e bëri të palumtur Uashingtonin zyrtar. Burri i zonjës Smith ishte kryetar i degës së Uashingtonit në Bankën e Shteteve të Bashkuara (një homologe e përafërt e Rezervës se sotme Federale), dhe përfundimisht e humbi punën, kur Xhekson e sulmoi atë. Shumë nga miqte e tij mbajnin poste të larta në administratën Adams, dhe me të drejtë u shqetësuan nga politika e Xheksonit e “rotacionit në zyra”.

Pasi shpalli se askush nuk e ka pronë në vetën për gjithë jetën një zyrë, dhe se “njerëzit e inteligjencës mund të kualifikojnë veten” për shërbimet e qeverisë, presidenti filloi të “reformojë” qeverisë duke zëvendësuar njerëzit me përvojë të Adamsit me Xheksonianë besnikë. Politika e tij evoluoi në tënimë të famshmin “spoils system”, në të cilën politika mbizotëronte ndaj kualifikime të tjera përsa i përket atyre që duhet të angazoheshin në shërbimin civil.

Populizmi i Xheksonit u shfaq më qartë në politikën e tij ndaj bankave dhe korporatave të transportit, që e kishin transformuar ekonominë amerikane në fillimet e industrializimit. Ligjet mbi korporatat u kishin dhënë atyre shumë privilegje, ndërsa qeveritë shtetërore shpesh ndanin pronësinë e korporatave me investitorët privatë.

Xheksoni druhej se investimet publike ofronin përparësi të pamerituara privatëve, çka me siguri do të çonte në korrupsion dhe siç u shpreh ai, “shkatërrojë pastërtinë e qeverisë sonë”.

Shumë shpejt ai e ndaloi këtë praktikë në nivelin federal, ndërsa përgëzoi mbështetësit e tij teksa e shtrinë këtë praktikë edhe në shtete të veçanta.

Xhekson shkoi shumë më tej në luftën e tij ndaj Bankës së Shteteve të Bashkuara. Sipas një ligji të miratuar nga Kongresi, Banka ishte një korporatë publike-private pjesërisht e financuar nga tatimpaguesit, por e kontrolluar nga investitorët privatë. Ruajtja e balancës së monedhës vendase, i dha kompetenca të pafundme ekonomike, por ajo nuk përballej me asnjë kontroll demokratik. Presidenti Xhekson ishte ndërkaq i sigurtë se Banka kishte dhënë kredi të dyshimta dhe kontribute në fushatën e fundit elektorale për të ndikuar tek politikanët dhe botuesit e medias, dhe madje edhe për të blerë zgjedhjet. Ndaj ai u zotua për ta shkatërruar atë.

Kur një projekt-ligji i ri për ripërtërirjen e statutit të Bankës mbërriti në zyrën e Xheksonit në korrik të vitit 1832, presidenti vendosi veton e cila u shoqërua me sulme populiste mjaft të fryra dhe të njohura edhe sot. “I pasuri dhe i fuqishmi shumë shpesh i bëjnë aktet e qeverisë për qëllimet e tyre egoiste”- theksoi ai. Ata kërkonin favore të veçanta “për t’i bërë të pasurit më të pasur, dhe të fuqishmit më të fuqishëm”, duke bërë që “anëtarët modestë të shoqërisë – fermerët, mekanikët, dhe punëtorët… të ankohen mbi padrejtësitë e qeverisë së tyre”.

Qeveria duhet t’i trajtojë njëlloj të pasurit dhe të varfrit, por Banka ka bërë “një distancim të madh dhe të panevojshme nga këto parime”. Pas vetos, presidenti tërhoqi paratë e qeverisë nga Banka para se të skadonte statuti i saj i vjetër, një akt që armiqtë e tij e gjykuan si një abuzim flagrant me pushtetin, dhe që e vendoste vendin “në mesin e një revolucioni”.

Këto lëvizje nga Xheksoni zemëruan biznesmenët kryesorë, mobilizuan vetë Partinë Demokratike të Xheksonit si kurrë më parë, dhe frymëzuan një parti rivale liberale për ta kundërshtuar atë. Përplasjet pasuese mes palëve e çuan normën e pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje në mbi 80 përqind, dhe e ruajtën këtë rekord për dekada të tëra.

Në fjalimin e tij të lamtumirës, Xhekson paralajmëroi se “klasa e fermerëve, mekanikëve dhe ajo punëtore”- me fjalë të tjera populizmi i “popullit- ‘kanë pak ose aspak pjesë në drejtimin e korporatave të mëdha të pasura”, dhe ishin gjithnjë të rrezikuar “të humbnin ndikimin e tyre tek qeveria”. Kjo gjuhë është shumë e njohur për veshët e njerëzve në vitin 2016, ashtu siç do të kishte qenë për populistët në vitet 1890 dhe mbështetësit e “Neë Deal” në vitet 1930.

Sot, Endrju Xhekson nuk është shumë popullor, dhe shumë nga vlerat e tij nuk janë më tonat. Vizioni i tij mbi “popullin” nuk kishte vend për njerëzit me ngjyrë. Disa nga sulmet e tij mbi elitat financiare lindore, qenë vazhdimësi e sulmeve xhefersoniane kundër parimeve nacionaliste, urbane e hamiltonitiane. Populizmi i Xheksonit ishte për pasojë një Kalë Troje për të linjën pro-skllavërisë dhe mbrojtjen e interesave individuale të shteteve.

Ai qe vetë një skllavorpronar i pasur, pa asnjë keqardhje rreth gjendjes së skllavërve afro-amerikanë dhe në armiqësi të thellë me çrrënjosjen e skllavërisë. Xhekson injoroi lëvizjen e hershme për të drejtat e grave, dhe politika e tij famëkeqe e shpërnguljes së indianëve, u motivua pjesërisht nga kërkesat për vende të lira pjellore. Megjithatë, trashëgimia e tij është ende me ne, dhe jo vetëm pjesa raciste.

Pyesni Bërni Sanders, kamxhikun e Uoll Stritit modern. Pyesni Donald Trampin, premtimi i të cilit për të dëbuar nga vendi një grup minoritarësh, të sjell në mendje dëbimin e indianëve nga tokat e tyre. Për sa kohë që Amerika hyjnizon ‘Zërin e Popullit’, një populizëm xheksonian i evoluar do të mbijetojë si në të majtë ashtu edhe në të djathtë.

Shënim: Harry Watson jep mësim historinë amerikane në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill. Ai është autor i librit “Lirisë dhe pushtetit:Politika e Xheksoniane e Amerikës”.

“Smithsonian” – Ne shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button