Your Life

Paranojak, skizoid, antisocial: Lexoni tiparet kryesore të 7 çrregullimeve të personalitetit tek njerëzit

Paranojak: Hakmarrës dhe të ftohtë. Në një masë më të vogël, këta tipa janë edhe shumë të ndërfutur deri në bezdi, në jetët e të tjerëve.

Skizoid: Ftohtësi, dhe një kombinim i shmangies sociale. Nuk ka gjasa që këta tipa, sipas zbulimeve, do të përpiqen t’ju shfrytëzojnë.

Skizotipik: Njerëzit me këtë çrregullim personaliteti i kanë të treja: janë hakmarrës, të ftohtë dhe shmangin marrëdhëniet sociale. kanë sjellje ekscentrike dhe shpesh të çuditshme.

Antisocial: Eshtë ekstremi i personalitetit psikopatik. Janë tipa dominues, hakmarrës dhe të ndërfutur. Edhe pakëz të ftohtë.

Histrionik: Rrallëherë diagnostikohet. Megjithatë, këta tipa shfaqen si dominues dhe sidomos të ndërfutur në jetët e të tjerëve. Nuk ka gjasa të jenë të ftohtë dhe të shmangur në marrëdhëniet sociale.

Narcizist: Tejet të ngjashëm me antisocialët, këta tipa janë shumë dominues, hakmarrës, si dhe shfaqin tipare të ndërfutjes në jetët e të tjerëve. Janë të gjithë tipare që do i ndeshni tek këta tipa.

Shmangës: Siç mund të imagjinohet, janë tipa shumë të ftohtë, por nuk janë dominues dhe të ndërfutur.

Të varur: padyshim që spikasin për faktin që ndërhyjnë shumë në jetët e të tjerëve, por nuk janë aspak dominues. Tipat me këtë çrregullim kanë shumë nevojë për kujdes, pasi u dorëzohen kollaj të tjerëve. Janë edhe shumë hakmarrës.

Obsesiv-kompulsiv: Ky lloj çrregullimi nuk shfaq shumë tipare keqfunksionimi të marrëdhënieve ndërpersonale. Këta tipa shfaqin perfeksionizëm të tepruar, mungesë fleksibiliteti, dhe një shprehje të kufizuar të emocioneve. Kjo i bën të kenë probleme në punë apo marrëdhënie. Por janë më të prirur të arrijnë status dhe pasuri më të madhe. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button