Bota

Parashikimi ogurzi: Lufta e Tretë afër, sulmet në Siri mund të zgjasin pa fund

Screen Shot 2015-10-02 at 20.36.54

Të gjithë sytë janë drejtuar nga Siria duke parë me vëmendje lëvizjet e Rusisë dhe SHBA-së.

Frika e ekspertëve është se bota është shumë pranë një lufte të re Botërore.

Pala amerikane është shumë e shqetësuar nga sulmet ajrore ruse pasi janë goditur disa baza të trupave të stërvitur nga CIA.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se sulmet ajrore të Rusisë do ta bëjnë luftën në Siri të zgjasë përgjithmonë.

Kjo përballje i bën kundërshtarë Moskën dhe Uashingtonin.

Konflikti i tyre i parë që prej Luftës së Ftohtë.

Sekretari i shtypit nga Shtëpia e Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se, “Diskutimi i mbajtur mes SHBA-së dhe Rusisë është fokusuar më shumë në mënyrat se si këto dy shtete do të mund të komunikojnë dhe me plot efektivitet ti ‘de-konfliktojnë’ operacionet tona brenda Sirisë.”

“Kemi dashur që të flasim rreth operacioneve bazike dhe të arrijmë marrëveshje se si të shmangim çdo pasojë të pa qëllimshme.”

Avionët rusë kishin goditur tragete afër qyteteve të Hamës dhe Homsit, në Sirinë perëndimore, në ditën e dytë të fillimit të operacionit të tyre të papritur, që kishte filluar të mërkurën.

Moska kishte deklaruar se ata kishin goditur Shtetin Islamik, por zona e bombarduar ishte nën kontroll të rivalëve të rebeluar e që janë të mbështetur nga SHBA-të, Shtetet Arabe si dhe nga Turqia.

Hassan Haj Ali, lider i grupit rebel Liëa Suqour al-Jabal, ka thënë se baza e grupit të tij në provincën e Idlibit ishte goditur dy herë radhazi me rreth 20 raketa.

Luftëtarët e tij ishin të trajnuar nga CIA dhe Arabia Saudite në Qatar për të luftuar Shtetin Islamik dhe Assadin.

Ai ka thënë se “Rusia është duke i sfiduar të gjithë dhe është duke thënë se nuk ka alternativë për Basharin.”

Kriza po vjen në kohën kur Irani është duke grumbulluar qindra trupa në Siri për të përgatitë një sulm fushor të madh.

Shteti ka qenë duke e mbështetur grupin Hezbollah, që është një grup militant Libanez e që ka qenë duke luftuar pranë ushtrisë Siriane.

Rusia dhe Irani janë duke planifikuar që ta ndihmojnë qeverinë siriane ta fitoj prapë kontrollin në territorin e humbur ndaj rebelëve, e veçanërisht ndaj një grupi të quajtur Ushtria e Pushtimit.

Aleanca është e ndërtuar me grupe të ndryshme të xhihadistëve, përfshirë al Qaedan, por jo ISIS-in.

Arabia Saudite dhe Irani janë armiq të betuar që konkurrojnë për epërsi në Lindjen e Mesme.

Lufta civile 4 vjeçare në Siri, që deri tash ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 250,000 personave, tani rrezikon që të përhapet më shumë dhe të shkaktoj një konflikt global mes superfuqive.

Bashar al-Zoubi, që drejton grupin më të madh të rebelëve në Sirinë jugore, ka kërkuar nga armiqtë Arab të Asadit të dërgoj raketa anti-ajrore që ta mbrojnë veten nga avionët Rus.

Ai kishte paralajmëruar se Moska është duke synuar një tjetër Afganistan në Siri, si referencë e humbjes së Bashkimit Sovjetik në Afganistan në vitet e 1980-ta, shkruan Lajmi.

Zoubi, lider i ushtrisë Yarmouk ka thënë: “Hapin e parë që janë duke e bërë këto sulme ajrore, është se janë duke e zgjatur jetën e kësaj lufte”.

“Së dyti, ata do të shpërndajnë ekstremizmin dhe toka do të jetë tërheqëse për luftëtarët e huaj të vijnë e të luftojnë Rusët”.

“Rusia si humbëse në Afganistan, nuk do të fitoj as në Siri”.

“Do të ketë më shumë vrasje dhe më shumë gjakderdhje”.

Leave a Reply

Back to top button