“Kur ke frikë realisht nga vdekja, shndërrohesh në një person tjetër. Sado që mundohesh të mos e shfaqësh këtë frikë, sërish dikush që nuk e ka kaluar një situatë rreziku, nuk ka se si të kuptojë. Ti ndërkohë ndodhesh si në një planet tjetër, sepse jeta mund të të ndryshojë plotësisht në një sekondë.
Lekët nuk e sjellin lumturinë, edhe pse në ditët e sotme me paratë mund t’i lejosh vetes një trajtim dinjitoz, që mund të të bëjë të ndihesh më mirë. Lekët të lejojnë mundësinë të studiosh, të përmirësohesh dhe të jetosh mirë. Këtë gjë e them me bindjen e plotë të dikujt që nuk shkoi në universitet, sepse e dinte që një zgjedhje e tillë mund t’ia vështirësonte jetën prindërve.
Unë jam një person që nuk i kursej gjërat: Nëse duhet të qaj, qaj. Nëse duhet të qesh, qesh. Nëse duhet tërrezikoj, rrezikoj. Nëse duhet të kaloj një vështirësi, nuk tërhiqem mbrapsht”. – Emma Marrone
Mund të thuhet në fakt se lekët nuk e sjellin lumturinë. Deri diku është e vërtetë dhe këtë gjë e kupton kur vuan vetë, apo një person i dashur për ty, nga një sëmundje e pashërueshme. Sado të investosh, kudo ta çosh, dihet që fundi do të jetë i njëjtë dhe do të sjellë dhimbje. Ama nga ana tjetër, me lekët mund tësigurosh mirëqenie dhe kjo gjë përkthehet pak a shumë në lumturi. Nëse jeton mirë, nëse ia plotëson gjithë nevojat vetes, sigurisht që do të ndihesh më mirë. Kjo dilemë është padiskutim një dilemë diskutimi e ditëve të sotme.
Paratë janë një e mirë materiale që, nëse përdoren siç duhet, mund të sjellin lumturinë. Nëse di si tëinvestosh në gjërat e duhura, mund të jesh i lumtur. Duke investuar së pari në shëndet e më pas në kulturë, në mbajtjen e vetes dhe në gjithçka që të bën të ndihesh mirë, sigurisht mund të jesh i lumtur. Mund tëthuhet që paraja nuk është gjithçka për të sjellë lumturinë, për këtë gjë jam plotësisht dakord, ama mbetet një element i rëndësishëm për të na bërë të lumtur.