Bota

Pas 23 vitesh, do të ekzekutohen anëtarët e sektit përgjegjës për masakrën me gaz sarin në metronë e Tokios

Anëtarët e sektit regjiloz “Aum Shinrikyo” më në fund mund të ekzekutohen në Japoni për sulmet me gaz sarin në metronë e Tokios në vitin 1995. Pasi mbaroi edhe shkalla e fundit e gjykimit për të 13 të akuzuarit, të cilët u ndanë në burgje të ndryshme, një masë e zakonshme e ekzekutimeve, shoqëria japoneze po përgatitet për t’i dhënë fund historisë së atentateve terroriste më të këqija në historinë e këtij vendi. Anëtarët e “E vërteta supreme”, Aum Shinrikyo në japonisht, mes të cilëve guruja dhe truri i atentatit, Shoko Asahara janë tani në pritje të varen në çdo moment. Atentatet në disa stacione të metrosë në Tokio lanë 6300 persona të intoksikuar, 13 të vdekur dhe dhjetra të gjendje vegjetative.

Viktimat u kujtuan këtë të martë me tufa me lule të vendosura në 6 stacione qëndrore të Tokios, ku u hodh gazi sarin nga ndjekësit e “Aum Shinrikyo” në pikun e qarkullimit mëngjesin e 20 marsit të 1995. Nuk ka qenë vetëm ky sulm nga fanatikët e sekti, por në total akuzohen se kanë shkaktuar 27 të vdekur gjatë atentateve të ndryshme. Pavarsisht se pjesa më e madhe e shoqërisë japoneze mbështet dënimin me vdekje, shoqata japoneze e parandalimit dhe e rehabilitimit të sekteve i ka kërkuar qeverisë të falë 12 të dënuarit, të gjithë me përjashtim të liderit dhe themeluesit të “E vërteta supreme”, Chizuo Matsumoto. “Nëse do të ekzekutohen do të humbim mundësinë për të kuptuar më mirë sektet,”- shprehet psikologu Kimiaki Nishida. – “Besoj se të 12 duhet të vuajnë burgim të përjetshëm dhe të bëjnë publike përvojat e tyre. Kjo do të ndihmonte të eliminohen sekte trashëgimtare dhe të mos përsëriten më të tilla fatkeqësi.” Të tjerë thonë se ky dënim mund të ushqejë kultin e Asaharas mes tre sekteve që kanë dalë nga “Aum Shinrikyo” dhe që aktualisht ka 2000 ndjekës, ose mund të ketë ndonjë tip atentati si raprezalje nga ana e këtyre organizatave.

Drejtësia japoneze ka procesuar 190 anëtarë të sektit për atentatet dhe krime të tjera duke dalë në përfundimin me 6 dënime me burgim të përjetshëm dhe tashmë të konfirmuar 13 dënime me vdekje. Japonia është një ndër të pakta vende të zhvilluara që aplikon ende dënimin me vdekje, të dënuarit nuk dënohen, derisa të mbyllen të gjitha proceset juridike të lidhura me ta. Mbetet për t’u sqaruar, sesi kjo organizatë ka fituar kaq shumë pushtet dhe sesi mundi të kryente ato atentate në një shkallë të gjerë, ndërkohë që ishte nën mbikqyrje për shkak të sulmeve të mëparshme. “Aum Shinrikyo” u themelua në vitin 1984 dhe për disa dekada u shndrrua në një organizatë të frikshme e aftë të përdorte agjentë kimikë dhe biologjikë si dhe armë të lehta. Sekti bazohet mbi elemente ekstremiste biblike, jogën ezoterike të budizmit dhe të hinduizmit dhe ka patur 10 000 ndjekës në Japoni dhe 30 000 në Rusi. Sot konsiderohet zyrtarisht e shkrirë edhe pse besohet se ka deri në 2000 ndjekës. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button