Motivuese

Pasqyra në arkivol

Një ditë të gjithë punonjësit e një kompanie panë një shënim varur tek dera. “Personi që e ka penguar rritjen e kompanisë suaj ka ndërruar jetë dje. Jeni të ftuar të gjithë në funeralin që është përgatitur në palestrën e kompanisë”.

Pasi lexuan shënimin, të gjithë punonjësit u trishtuan për kolegun e vdekur. Por disa minuta më vonë u bënë kureshtarë të dinin se kush ishte punonjësi, që kishte penguar rritjen e kompanisë por edhe kolegëve të tij.

Kurioziteti për këtë u bë aq i madh, saqë agjentët e sigurisë u urdhëruan të mbanin rregull nëturmën e pranishme në palestër. Sa më shumë njerëz që mbërrinin tek arkivoli, aq më shumë rritej kureshtja. Të gjithë mendonin me vete:“Kush të ketë qenë vallë ai ka penguar përparimin tim? Epo, të paktën tani vdiq!”.

Një nga një punonjësit e emocionuar iu afruan arkivolit, dhe kur panë brenda mbetën pa fjalë. Ata qëndruan pranë arkivolit, të tronditur dhe në heshtje, sikur dikush t’i kishte prekur nëpjesën më të thellë të shpirtit të tyre. Brenda arkivolit ishte një pasqyrë. Kushdo që shite brenda tij mund të shihte veten.

Pranë pasqyrës kishte edhe një tabelë ku shkruhej:Ekziston vetëm një person që është në gjendje të vendosë kufij mbi rritjen tuaj. Dhe ai jeni ju. Ju jeni i vetmi person që mund të revolucionarizoni jetën tuaj. I vetmi person që mund të ndikojë mbi lumturinë, realizimin dhe suksesin tuaj.

Ju jeni i vetmi person që mund të ndihmoni veten. Jeta juaj nuk ndryshon kur ndryshon eprori juaj në punë, miqtë tuaj, partneri apo kompania juaj. Jeta juaj ndryshon kur ndryshoni ju vetë, kur shkoni përtej besimeve tuaja kufizuese, dhe kur e kuptoni se jeni i vetmi përgjegjës për jetën tuaj. Marrëdhënia më e rëndësishme që mund të keni në këtë jetë, është ajo që keni me veten tuaj.

Morali i historisë: Bota është si një pasqyrë, ajo i kthen kujtdo reflektimin e mendimeve tek të cilat ai ka besuar shumë fort. Bota dhe realiteti juaj, janë si pasqyra të shtrira në një arkivol, të cilat i tregojnë çdokujt vdekjen e aftësisë së tij hyjnore për të imagjinuar dhe krijuar lumturinë dhe suksesin e tij. Ajo që bën diferencën është mënyra se si e përballon jetën.

Back to top button