Bota

Pasuria ekstreme nuk është turp

“Tetë njerëzit më të pasur në botë, zotërojnë po aq pasuri sa 3.7 miliardë njerëzit më të varfër, ose gjysma e popullsisë së planetit”- shkruante Xhef Jakobi tek “The Boston Globe”. Kjo është ajo që thotë organizata ndërkombëtare bamirëse Oxfam, duke e quajtur hendekun e krijuar “një katastrofë morale dhe sociale”. Kjo është një statistikë mbresëlënëse, por “është gjithashtu e parëndësishme”.

Për të filluar me “Oxfam 8” – Bill Gejstin e Microsoft, investitorin Uoren Bafett, manjatin e telekomunikacionit Karlos Slim Helu, Mark Zukerbergun e Facebook, manjatin e industrisë së veshjeve Amansio Ortega, themeluesin e Amazon Xhef Bezos, bashkë-themeluesin e Oracle Lerri Elison, dhe ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut Majkëll Blumberg – nuk janë parazitë që shfrytëzojnë masat.

Përmes punës së madhe dhe zgjuarsisë, ata kanë krijuar ndërmarrje që përmirësojnë jetën e miliarda njerëzve; për më tepër, secili prej tyre dhuron sasi të mëdha parash për bamirësi. Ndërkohë, falë kapitalizmit “të varfërit në botë kanë dalë nga niveli i varfërisë në shkallën më të shpejtë në historinë e njerëzimit”.  Gjatë 30 viteve të fundit, numri i njerëzve në varfëri të skajshme ka rënë me 75 për qind, ose 1.2 miliardë njerëz.

Liberalët vazhdojnë të këmbëngulin se pasuria ekstreme është “e turpshme”, a thua se ekonomia është një lojë me shumën zero, në të cilën njerëzit bëhen më të pasur vetëm nëse të varfërit varfërohen më tej. Kjo nuk është e vërtetë. ”Pasuria është e mirë, dhe sa më shumë njerëz të mundin ta krijojë dhe fitojnë atë, aq më mirë”. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button