Bota

Pegida dhe “simotrat” e saj. Ku lind lëvizja kundër islamizimit

pegida

Ngjarjet e Këlnit dhe tensioni pasues që gjatë këtyre ditëve po ngërthen Gjermaninë në një darë me konture edhe të papërcaktuara kanë nxjerrë në qendër të vëmendjes Pegidën, lëvizje politike gjermane antiislam, e themeluar nga disa analistë politikë të afërt me ekstremin e djathtë dhe Partinë Nacionaldemokratike të Gjermanisë.

Çfarë është Pegida?

Parasëgjithash le të sqarojmë akronimin Patriotische Europäer gegen die Islamisierung des Abendlandes “Patriotë europianë kundër islamizimit të vendeve perëndimore”, emër që nuk lë dyshime rreth “mendimit” në themel të lëvizjes. Pikërisht për këtë motiv, Pegida ka katalizuar vëmendjen e opinionit publik gjerman që shikon tek lëvizja një objektiv të sigurtë atentatesh të mundshme. Siç përcillet nga “Der Spiegel”, gjatë këtyre ditëve, ngjarje të ardhshme mund të bëhen objektiv aksionesh terroriste, është kjo arsyeja për të cilën policia federale ka anulluar marshime të reja të mundshme në vend. Por le të bëjmë një kapërcim kronologjik të vogël. E lindur tetorin e vitit 2014 në Drezden, kryeqyteti i Saksonisë, Pegida fillon që të zërë vend pikërisht në zonat më të depresuara të Gjermanisë Lindore, zona historikisht – në 25 vitet e fundit – ndër më përthithëset në nivel kombëtar ndaj sloganeve të së djathtës ekstreme. Ja paradoksi i parë: në rajon, myslimanët janë rreth 4000, 0.1 përqind e popullsisë, kundrejt një mesatareje kombëtare prej 5 përqindësh.

Nga kush është themeluar Pegida?

Lëvizja ka marrë jetë falë publicitarit Lutz Bachmann, dëshmitar në Drezden i përleshjeve midis manifestuesve të PKK-së (Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit) e një grupi salafistësh dhe mendoi të organizojë një lëvizje politike kundër përsëritjes së akteve të kësaj natyre. Në fillim të tetorit të 2014, Prokuroria e Drezdenit e ka akuzuar Bachmann për nxitje të urrejtjes racore për shkak të dy postimeve të nxjerra në Facebook në shtator 2015, në të cilat u referohej kërkuesve të azilit si “kafshë”, “njerëz të përbaltur” dhe “fundërrina”. Bachmann kishte fyer dinjitetin njerëzor të refugjatëve, duke i fyer dhe duke i përbuzur me qëllimin e nxitjes së urrejtjes raciale. Facebook nga ku nis historia e “shkurtër” e kësaj lëvizjeje, me t’u hapur faqja në në rrjetin social botëror më të njohur, Bachmann ka grumbulluar menjëherë mijëra aderues, duke e transformuar deri më tani në burimin e vetëm zyrtar të lëvizjes pavarësisht se është regjistruar domeni http://www.pegida.de. Nëpërmjet përhapjes së lajmit, pjesëmarrja në manifestime – një në javë, gjithmonë të hënën – është rritur qysh atëhere në mënyrë konstante, bile pas atentateve të Parisit është regjistruar së fundi një rritje e popullaritetit të lëvizjes.

Manifesti i famshëm?

Bachmann ka hartuar një manifest të përbërë nga 19 pika. Në kundërshtim me siglat e tjera të djathta të pjesës tjetër të Europës dhe të vetë Gjermanisë, Pegida e individualizon betejën e saj mbi identitetin kulturor të Perëndimit, deklaron se do të mbrojë kulturën judeo – kristiane kundër islamizmit dhe ekstremizmit fetar, por nuk është armiqësore ndaj të gjithë myslimanëve (në Gjermani ka rreth 3.5 milion turq, vetëm në 2014 kanë kërkuar azil 200 mijë sirianë në arrati, shënimi im.). Por kush e kritikon nuk beson në këtë ndarje dhe e lidh Pegidën me grupe naziste jo vetëm pse lëvizja është armike e politikave qeveritare mbi emigracionin dhe rregullave për kë kërkon azil politik, por sidomos sepse disa prej komponentëve të saj duket se ka marrë pjesë në një agresion me thika në dëm të një grupi të rinjsh emigrantë gjithmonë në Drezden.

Ja një ekstrakt i manifestit të hartuar nga Bachmann: “Do të donim që të gjithë fëmijët të mund të rriten në një Gjermani dhe në një Europë kozmopolite. Ne nuk jemi “politically correct”, nuk u përkulemi masmediave, nuk bëjmë “djemtë e mirë”, përdorim të drejtën tonë kushtetuese të lirisë së shprehjes. Çdo njeri, pavarësisht kombësisë dhe besimit fetar, është i mirëpritur, por nuk duam që të sharkohen në rrugët tona luftërat fetare… Nuk pranojmë që në Europë të ketë aktivitete të ISIS-it, të PKK-së, të al Qaidas apo dreqi e di sesi quhen! Duam t’u ruajmë të gjithë njerëzve që jetojnë në Europë lirinë e mendimit dhe mënyrën e të jetuarit. Kërkojmë që drejtësia jonë të luftojë me çdo mjet ligjor në disoizcion të sal kundër së vetëshpallurës luftë të shenjtë dhe predikuesve të saj. Ndarja midis shtetit dhe kishës ka pasur sukses në Europë. “Babai i turqve”, Mustafa Kemal Atatürk, ka drejtuar me sukses Turqinë drejt botës moderne me ndarjen midis shtetit dhe fesë, duke demonstruar kështu se edhe një vend mysliman është i aftë që ta realizojë”.

E kaluara e Bachmann?

41 vjeç, djali i një kasapi, në rini të tij u dënua për vjedhje dhe zënie, u arratis në Afrikën e Jugut dhe i riatdhesua duke bërë 2 vite burg, në 2008 u gjet në posedim të sasishë të vogla kokaine për të cilat është dënuar, edhe pse ka përfituar një pezullim me kush të dënimit. Në 2014 është gjobitur pse ka munguat të sigurojë mbajtjen e djalit që jeton me ish bashkëshorten, nuk turpërohet për të kaluarën e tij, lidhur me të cilën ka deklaruar: “Jo të gjithë politikanët e kanë gjithmonë të pastër dëshminë e penalitetit”. Me pak fjalë, një personazh kompleks pa pikën e dyshimit. Gjatë “marshimeve të së hënës” të shumta të promovuara nga Pegida në Drezden ka pasur edhe slogane që sjellin ndërmend Turqinë e fillimit të Nëntëqindës, atë të Atatürk, ndarja midis shtetit dhe kishës në vendet myslimane është e mundshme.

Lëvizja duket transversale, megjithëse përshtypja e përgjithshme është se bëhet fjalë për një formacion që në një parlament hipotetik do të gjendej në të djathtë, temat e trajtuara mund të rezultojnë fitimtare edhe mbi votuesit e zakonshëm të majtë. Në Gjermani, vlerat e ideologjive tek partitë janë zbehur gjithnjë e më shumë. Qasja e Bachmann është e njëjta e përdorur vitin e kaluar nga Alternative fuer Deutschland,  parti që ka mbi një vit që lufton kundër monedhës së përbashkët dhe në zgjedhjet e kaluara europiane ka mbledhur 7 përqind të votave gjermane. Të dy lëvizjet, të lindura nga poshtë, kanë synuar në mënyrë të qartë mbi barkun e gjermanëve, përveç fakti që mungesa në Gjermani të një partie të djathtë të vërtetë (liberalët janë tashmë jashtë Parlamentit) po u lë hapësirë formacioneve të kësaj natyre.

Interesante analiza politike në “The Observer” e Michael Bittner, ku kritiku letrar i njohur shpjegon se pse Pegida lind në vendlindjen e tij, Drezden, «vendi i vetëm në botë ku një i dënuar (Bachmann) fton njerëzit që të bëjnë “një shëtitje natën” dhe 20000 vetë e ndjekin (ka ndodhur me 22 dhjetor)». Bittner pohon se ka lindur «në më provincialin dhe më injorantin e qyteteve të mëdha gjermane», por edhe në atë në të cilin ka më pak të huaj. Çfarë rreziqesh? Rreziku i devijimeve është i afërt, do të jetë detyrë e lidershipeve respektive që ta shmangin, edhe pse fotografia e Bachmann tek berberi me pamjen si Hitleri sot që po bën xhiro në ueb nuk premton asgjë të mirë.

Pegida dhe AfD-ja do të bëhen aleatë?

Ka mundësi, por jo e sigurtë. Edhe në CDU, partia e Angela Merkel, ka që ja luajnë syrin Pegidas. Sa janë të gatshëm të shkojnë tek e djathta gjermanët e sotëm pas ngjarjeve të Këlnit të 1 janarit?

Vdekja e të paktën 8 turistëve gjermanë në atentatin terrorist të Stambollit dhe një manifestim i dhunshëm i së djathtës ekstreme në Lajpcig mbrëmjen e së hënës së kaluar i rrisin vështirësitë e qeverisë gjermane, e cila javën e kaluar ka paraqitur propozime të reja për të lehtësuar përzënien e emigrantëve që kryejnë krime.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button