Motivuese

Pema e miqve

Ekzistojnë njerëz në jetët tona që na bëjnë të lumtur, për faktin e thjeshtë se i kemi ndeshur në rrugën tonë. Disa e bëjnë rrugën krah nesh, duke parë shumë hëna të kalojnë, të tjerët vetëm sa i vëmë re për pak sekonda. Të gjithë i quajmë miq dhe janë të shumtë. Ndonjëherë, secila gjethe e një peme përfaqëson miqtë tanë.

I pari që lind është miku ynë Babai dhe mikja jonë Mamaja, që na tregojnë çfarë është jeta.

Më pas vijnë Miqtë Vëllezër e Motra, me të cilët ndajmë hapësirën tonë, që ata të lulëzojnë si ne.

Njohim të gjithë familjen e gjetheve që e respektojmë dhe i urojmë gjithë të mirat.

Por fati na prezanton me miq të tjerë, që as nuk e dinim që do të ndeshnim në rrugën tonë. SHumë prej tyre i quajmë miq të shpirtit, të zemrës.

Janë të sinqertë, janë të vërtetë. E dinë kur nuk ndjehemi mirë, e dinë çfarë na bën të lumtur. Dhe ndonjëherë një nga këta miq të zemrës hyn në zemrën tonë dhe bëhet dashuria jonë. Dhe aty u jep dritë syve tanë, muzikë buzëve, vallëzim këmbëve tona.

Por ka edhe miq kalimtarë, ndonjëherë në një palë pushime, ose për një ditë, ose për një orë. Ata vendosin një buzëqeshje në fytyrën tonë, për gjithë kohën që jemi me ta. Nuk mund të harrojmë miqtë e largët, ata që janë në majë të degëve dhe që kur fryn era, shfaqen sa në një gjethe, në një tjetër.

Koha kalon, vera ikën, vjen vjeshta dhe humbasim disa gjethe, disa të tjera lindin në pranverë, e të tjera qëndrojnë për shumë stinë.

Por ajo që na bën të lumtur është se gjethet që kanë rënë vazhdojnë të jetojnë me ne, duke ushqyer me hare rrënjët tona. Janë kujtime të momenteve të mrekullueshme.

Një urim për gjethen e pemës time: paqe, dashuri, fat dhe begati. Sot dhe gjithmonë… thjesht sepse çdo person që kalon në jetën tonë është unik.

Gjithnjë lë pak nga vetja dhe merr pak nga ne. Ka nga ata që marrin, shumë, por nuk është askush që nuk lë asgjë.

Kjo është përgjegjshmëria më e madhe e jetës sonë dhe prova e dukshme që dy shpirtëra nuk takohen rastësisht.

Leave a Reply

Back to top button