Bota

PENGMARRJA NE MALI / Kush di të recitojë Kuranin, shpëton gjallë!

mali

Mbi 170 vetë të marrë peng në hotelin Radisson në Bamako, kryeqyteti i Malit, po përjetojnë një situatë terrori. 12 sulmues të armatosur ende të paidentifikuar po i ndajnë njerëzit, në ato që ditë të recitojnë përmendësh Kuranin dhe në ato që nuk dinë. Dëshmitarë kanë treguar se para se të nisnin shpërthimet dhe të shtënat, ata kanë dëgjuar thirrje “Allahu Akber”.  Asnjë grup deri tani nuk ka marrë përsipër sulmin. “Gjithcka nisi në katin e shtatë, xhihadistët po qëllojnë me armë në korridor”- ka thënë një nga personat e sigurimit. Mes pengjeve janë dhe disa francezë, punonjës të Air Farnce. Luftëtarë islamikë, të lidhur me Al-Kaidën, kanë okupuar zonën veriore të Malit që nga viti 2012, para se të dëboheshin nga operacionet e vazhdueshme të udhëhequra nga ushtria franceze, që nga janari i viti 2013. Megjithatë, grupet islamike kanë vazhduar me sulme në vend./Lapsi

Leave a Reply

Back to top button