Bota

“Penguin Random” boton Barack-Michelle

Shtëpia botuese “Penguin Random House” do të publikojë dy librat e parë të Barack dhe Michelle Obama, pas ikjes nga Shtëpia e Bardhë: lajmin e ka bërë të ditur botuesi, përmes një deklarate. Kompania nuk pranoi të bëjë të ditur kushtet financiare të marrëveshjes, por sipas Financial Times do të paguajë mbi 65 milionë dollarë (rreth 61.5 milionë euro) për të drejtat globale për dy libra.

Sipas marrëveshjes, “Penguin” do të dhurojë një milion libra për jofitimprurësen “First Book”, në mbështetje të misionit të Fondacionit Obama dhe në kuadër të angazhimit të Penguin për përgjegjshmërinë sociale. Penguin Random House ka botuar tashmë tre libra të mëparshëm të Obamës.

FT tha se shifra, e arritur pas një ankandi është një rekord i ri për kujtimet e ish-banorëve të Shtëpisë së Bardhë. Ankandi ka tërhequr edhe interesin e HarperCollins (Murdoch) dhe Simon & Schuster (CBS). /bota.al

Leave a Reply

Back to top button