Teknologji

Për biznesmenët, Apple ka gati “dhuratën”. Një iPad krejt i ri

Screen Shot 2015-03-09 at 09.31.18

Gjiganti teknologjik Apple si duket ka vendosur të ringjallë tregun në rënie të pajisjes iPad, duke modifikuar aspektin më kritik të saj – madhësinë.

Një iPad gjigant do të thotë një iPad me ekran 33 cm, kundrejt atij aktual që ka ekran 24 cm. Kjo pajisje pritet të dalë në treg në shtator të këtij viti, sipas CNN.

Në vitin 2014, iPad ishte pika e dobët e Apple, me 18% rënie në shitje, ndërkaq tregu i tabletëve përbëhet nga vetëm 23% të produkteve të Apple. Pse, atëherë, një version më i madh?

Ideja prapa kësaj duket të jetë gjeniale dhe synonnjë audiencë e veçantë të Apple – biznesi. Shumë kompani përdorin iPad kur dërgojnë punëtorët në terren, si zëvendësim për laptopët që janë më të rëndë. Me ekran më të madh, por ende i hollë, i lehtë dhe më i lirë se laptopi, pajisja tingëllon ideale për këto kompani.

Tani pritet që iPad të pajisjet edhe me porte të USB-së, që nënkupton se do të mund të lidhet me pajisje periferike si tastiera, miu dhe një hard drive i jashtëm.

Leave a Reply

Back to top button