Bota

Për borxhin grek, Tsiprasi nxjerr “degën e ullirit”

Screen Shot 2015-02-01 at 17.13.53

Kryeministri grek, Alexis Tsipras ka thënë se ka besim që mund të arrihet një marrëveshje me kreditorët në lidhje me shlyerjen e borxheve të Greqisë. Tsiprasi tha në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Bloomberg se nuk kishte patur asnjëherë ndërmend të vepronte në mënyrë të njanshme. Partia e Tsiprasit, Syriza fitoi zgjedhjet në Greqi me premtimin e përgjysmimit të borxhit grek. Ministri i ri i Financave, Varoufakis ka refuzuar të punojë me “trojkën” e institucioneve globalë që mbikëqyrin borxhin grek. Greqia ka ende një borxh prej 315 miliardë Euro, ose sa 175% e GDP së saj.

Leave a Reply

Back to top button