– “Më fal, por pse e tërheq ditë pas dite këtë gur kaq të madh?”
– “Ky gur është boshllëku im dhe thjesht po kërkoj një vend ku mund ta fsheh”.
– “Boshllëkun tënd? Mos thuaj marrëzi, miku im, boshkëllu nuk peshon dhe nuk ka formë, sepse ështëbosh”.
– “Ke pasur ndonjëherë përballje të drejtpërdrejtë me vetminë? Me ndjesinë që të mbetet kur dikush që ke dashur shumë, largohet përgjithmonë nga kjo jetë? Me boshllëkun që ndjen dhe që duket sikur të merr frymën, që të ndjek si hije në çdo moment, që të zhyt në një oqean me kujtime? Më beso, ka boshllëqe tëshumta dhe që ndonjëherë nuk je në gjendje të gjesh një vend ku t’i strehosh”.
– “Ndoshta nuk ka një vend që mund t’i mbajë ndjesi të tilla… Por ndoshta ka një vend ku mund ta ndjesh më të lehtë vetminë brenda vetes…”
– “Ku?”
– “Në zemrën tënde. Mendohu dhe ke për ta gjetur një vend në zemrën tënde ku zbrazëtia e mungesës i lëhapësirë dashurisë, sepse për çdo person që largohet nga kjo jetë, dashuria e tij mbetet pas. Ajo mbetet përgjithmonë. E plotë, e pafund, e pamasë…”. – Sabrina Ferri
Nuk ekziston dhimbje më e madhe, se ajo e humbjes së një personi të dashur. Kush e ka provuar, arrin ta kuptojë shumë mirë boshllëkun që ndjen, sidomos në ditët e para. Pastaj sigurisht që koha bën të vetën dhe arrin ta pranosh disi largimin nga jeta të tij, edhe pse çdo gjë të kujton veprimet dhe qëndrimet e atij personi. Ama një gjë është e sigurtë, pas mbetet përgjithmonë dashuria që ai person ka lënë. Mjafton tëqëndrosh pak minuta vetëm, apo të hapet një temë diskutimi mbi të, dhe në retrospektivë arrin të kujtosh gjithçka. Dhe të ndjesh dashurinë e tij, njësoj sikur të ta jepte në ato momente…