Bota

Për dritëshkurtësinë, fajin e kanë qeveritë europiane, jo BE-ja

Screen Shot 2016-03-14 at 09.41.12

Tony Barber

BE-ja, si institucion, vështirë se mund të fajësohet për një krizë të refugjatëve dhe emigrantëve, e cila filloi përtej kufijve të Evropës. As teknokratët me qendër në Bruksel të BE-së, që mund të cilësohen fajtorët kryesorë për rrënimin ekonomik të Evropës, dhe një përgjigje gjithnjë e më të turpshme ndaj krizës financiare.

Për sjelljen egoiste, të turpshme, dritë-shkurtër që shkel vlerat e BE-së dhe ligjin ndërkombëtar, përgjegjësia është e qeverive evropiane. Ashtu si në rastin e emergjencës së borxhit në vendet individuale evropiane në vitet 2010-2013, ishin qeveritë kombëtare ato që menaxhuan situatën, ose më saktë e keqmenaxhuan krizën e emigrantëve.

Për vëzhgues jo-evropianë, dhe teknokratët në Bruksel, është krejtësisht e qartë se vendet evropiane duhet të veprojnë në unison dhe të ndajnë barrën e trajtimit të krizës emigrantëve.

Padyshim, disa do të duhet të kontribuojnë më shumë se të tjerët. Por të gjithë duhet të ndihmojnë, dhe qeveritë s’duhet të veprojnë në mënyrë të njëanshme. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta sjellë krizën së paku në një shkallë të caktuar kontrolli.

Sigurisht, kjo është pikërisht ajo që deri tani shumë qeveri kombëtare po refuzojnë të bëjnë. Berlini, Bratislava, Budapesti, Londra, Parisi, Vjena, Varshava – ju e dini kush jeni. Tanimë kemi marrëveshje të lënë pas dore me Turqinë. BE do të organizojë dënimet masive e të paligjshme të refugjatëve drejt Turqisë. Në këmbim, turqit supozohet të përfitojnë udhëtimin pa viza në BE, dhe një proces të përshpejtuar të anëtarësimit në union.

Njëherë e një kohë, anëtarësimi në BE qe i kushtëzuar me përqafimin e vlerave të BE-së si demokracia liberale dhe sundimi i ligjit. Por, unë mendoj se në rast se BE-ja po shkel vlerat e veta, si gjatë krizës së emigrantëve, atëherë nuk ka asnjë arsye pse turqit nuk duhet t’i bashkohen festës. FT – Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button