Your Life

Për femra me klas! 12 rregulla ekskluzive nga Dukesha e Kembrixhit

Dukesha e Kembrixhit është një ikonë e vërtetë e modës. Pothuaj gjithçka e saj bëhet një tendencë mode. Më poshtë 12 rregulla të zbatuara rreptësisht prej Princesësh Kate

12. Krijo modelin e flokëve të përsosur

Një model elegant i flokëve, dhe një makijazh delikat janë bazat e çdo look-u elegant. Dukesha preferon ose flokë të lëshuar, ose modele klasike të flokëve. Vini re se asnjë karficë apo kapëse, nuk shihet ndonjëherë në flokët e dukeshës. Pajisje të tilla mund të bëjnë llok-un të duket më i varfër.

11. Eleganca është një domosdoshmëri

Kethrin është elegante dhe jashtëzakonisht e natyrshme. Ajo ka një buzëqeshje të hapur, lëvizje të hijshme, dhe poza të sakta, pa asnjë gjurmë të vetme nënçmimi ose arrogance. Kjo është arsyeja pse ajo ka pushtuar zemrat e qytetarëve britanikë dhe miliona njerëzve të tjerë anembanë botës.

10. Të ulesh në stilin mbretëror është art i pastër

Ka vetëm dy mënyra që një zonjë mund të ulet. Mënyra e parë quhet “Duchess Slant” dhe e dyta është “Cambridge Cross”.

Kur ulet në stilin “Duchess Slant”, është e nevojshme që të mbajë shpinën drejt, mjekrën lart, dhe gjunjët dhe kyçet të bashkuar me këmbët jashtë në anë. Duart duhet të vendosen në gjunjë, pëllëmbë më pëllëmbë. Me “Cambridge Cross”, duhet të mbahen gjunjët të bashkuar dhe kyçet të kryqëzuara, me të dyja thembrat në tokë. Kjo pozë ka një efekt zgjatues për këmbët. Në të dy pozat, shpina duhet të jetë tërësisht drejt, duke mos prekur pjesën e prapme të një karrigeje.

9. E njëjta gjë vlen për të ngrënët në stili mbretëror

Dukesha vendos takëmet e ngrënies mënjanë, pasi ha një copë të vogël nga pjata. Dhe kur ajo provon supën, e lëviz lugën në një drejtim së jashtmi. Duhet të hash me copa të vogla, për të mos përfunduar në një situatë ku i thua tjetrës: “Më lejoni të përfundoj së përtypuri, dhe pastaj do të përgjigjem”.

8. Një gotë vere duhet të mbahet nga bishti

Vera duhet të mbushë vetëm pjesën e gjerë të gotës së qelqtë. Gota duhet mbajtur nga bishti, për të mos lejuar ngrohjen e saj. Dhe nëse mbani buzëkuq, përpiquni të prekni buzën e gotës në vetëm një vend, për të shmangur krijimin e një “unaze buzëkuqësh” tek buza e gotës.

7. Mos harroni kapelet e Dukeshës

Një nga karakteristikat kryesore të veshjes së Dukeshës Kejt është kapelja. Mbajtja e një kapele mund të të bëjë të dukesh elegante dhe e sofistikuar. Kapelet mund të shtojnë edhe disa nuanca në stilin tuaj të përditshëm, edhe nëse nuk jeni anëtare e familjes mbretërore.

6. Një theksim i belit e bën figurën më femërore

Dukesha gjithmonë e thekson belin e saj me një rrip (përveç periudhës kur ishte shtatzënë) ose zgjedh funde të pajisur me rrip, që nxjerrin në pah trupin e saj femëror.

5. Një pallto elegante është bazike në gardërobë

Xhaketa të ndryshme për të gjitha stinët, përfshirë verën, është një shenjë dalluese e Kate. Dukesha gjithmonë arrin të krijojë një pamje absolutisht unike me veshjet klasike.

4. Shtatzënia nuk është barrë kur bëhet fjalë për stilin

Kate ka qenë shtatzënë dy herë, dhe ajo vazhdoi të jetë mishërim i stilit, duke dëshmuar se “shtatzënia” dhe “stili” nuk janë reciprokisht përjashtuese. Pamjet e Kate ishin dëshmi që të gjitha femrat që presin të bëhen nëna mund të jetë lehtësisht elegante dhe të bukura, për të gjithë kohëzgjatjen e shtatzënisë së tyre.

3. Kush tha se xhinset janë të lira dhe jofemërore?

Vlen të marrësh mësime nga dukesha për të mësuar se si të vishesh me xhinse, bluza dhe këmisha të rregullta. Ajo arrin të zgjedhë kombinime tejet befasuese të rrobave të thjeshta, për të nxjerrë në pah trupin e saj elegant.

2. Fustanet e qëndisur janë mishërim i feminitetit

Asnjë koment këtu. Eshtë e mirëqenë. Dhe Dukesha është provë e kësaj.

1. Çanta e dorës? Eshtë e domosdoshme. Nuk ke pse vret mendjen ç’të bësh me duart

Ndoshta e keni vënë re se dukesha është e pandashme nga çantat e dorës. Gjatë aktiviteteve publike, ajo mban një të tillë me të dyja duart. Ajo kurrë nuk e vë atë në tryezë, në një karrige, dhe kurrë nuk e mban atë nën krah. Për të shtrënguar duart, ajo thjesht e kalon në dorën e majtë. Dhe kur ulet, ajo vetëm vendos çantën e dorës midis shpinës dhe mbështetëses së karriges. Është një tabu që ta vësh mbi gjunjë ose në dysheme! / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button