“Edhe unë u shndërrova në një mama. Kam mësuar se kur ndiej etje apo uri, etja dhe uria e fëmijës sim vijnë të parat. Nëse më flihet gjumë, prapë duhet të vendos së pari të flejë fëmijën tim. Nëse jam e trishtuar, sërish duhet të përpiqem të mos e mërzis fëmijën tim. Nëse jam e lodhur nga puna, prapë nuk duhet ta shfaq lodhjen, por të luaj me fëmijën tim.
Jam bërë nënë dhe kam zbuluar ndjeshmëri që më parë nuk i vija re, nuhatjen dhe të prekurin. Ato përkëdheljet që bëjmë kur djalin tim nis ta zërë gjumi, aroma e flokëve të tij. Do ta ndieja atë aromë edhe mes miliona aromave të tjera. Ajo është aroma jote, e ëmbël dhe e butë si ti. Nuk do t’i harroj asnjëherënetët që kemi kaluar, ndërkohë që unë të mbaja të përqafuar, edhe pse ishe sa pëllëmba ime. Ti afroheshe në gjirin tim dhe doje të pije qumësht. Kaloja ditë të tëra duke të parë, duke fiksuar çdo centimetër tëndin.
Edhe pse kisha 9 muaj të plotë shtatzënie për t’u përgatitur, sërish nuk munda dot të përgatitesha për vendin që do të zije në zemrën time, në sytë e mi, në mendimet e mia dhe ndërmjet gishtave të mi. Gjithçka të përket ty. Erdhe në jetën time duke më shndërruar në një person tjetër, plot me dashuri, durim, inkurajim dhe buzëqeshje. Më shndërrove në një person që natën të sheh duke fjetur dhe të puth lehtësisht.
Më pas të vizatoj një zemër në faqe me gishtat e mi. Ti buzëqesh me sytë mbyllur dhe unë ndiej nëkraharor një ngrohtësi që mund të ta dhuroj vetëm ty, duke të të shtrënguar fort. Në të ardhmen ndoshta nuk do ta mbash mend se kam qarë për ty, apo se kam ndjerë frikë dhe kënaqësi për ardhjen tënde në jetë. Por kjo gjë nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi, është se unë nuk do ta harroj këtë gjë. Për këtë arsye nënat nuk ndalojnë asnjëherë së dashuruari. Sepse nuk harrojnë”. – Nga interneti, anonim