Bota

Për Macronin, lufta vetëm sa ka nisur

Kompetencat që ka presidenti francez janë të pakrahasueshme me demokracitë e tjera perëndimore. Por Macron ka të ngjarë të ketë vështirësi për të zbatuar ndonjë prej reformave të tij, pa mbështetje të fortë në parlament.

Franca do të zgjedhë deputetët në qershor, por lëvizja e re politike e Macron, En Marche!, është aq e re, sa kurrë nuk ka paraqitur kandidatë në zgjedhje. Ka shumë shqetësim se si do të qeverisë ai, duke qenë jashtë partive kryesore. Tani do të ketë një pluralitet partish në parlament si kurrë më parë. Kapaciteti i Macron për të qeverisur, do të varet shumë, nga ajo se sa këto grupe parlamentare do ia dalin për të punuar së bashku.

Shumë gjëra do të varen nga aftësia e tij për të tërhequr njerëz nga qendra e majtë dhe e djathtë, për të fuqizuar partinë e tij. Sidoqoftë, pikat kyçe të reformave do të duhet të jenë, reformimi i ekonomisë dhe puna me problemet e drejtësisë sociale, duke qenë se pikërisht këto të dyja kanë qenë në themel të gjendjes aktuale të Francës. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button