Zodiak MeB

Për mirë a për keq, Hëna e plot ndikon tek çdo shenjë sot. Horoskopi ditor, 20 shkurt 2019

Dashi

Do bëni të pamundurën gjatë kësaj dite për të ulur tensionet  dhe për të pasur një ditë sa më të këndshme. Nëse keni një lidhje duhet të mundoheni të gjeni shkaqet e problemeve që keni me njëri-tjetrin. Kjo është mënyra më e mirë për të rregulluar ambientin në dashuri. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni shumë të matur me çështjet e zemrës. Do shkëlqeni sot dhe askush nuk do iu bëjë dot ballë, por do ju duhet edhe të përzgjidhni. Në punë do jeni të shpejtë dhe do reflektoni para se të hidhni hapa. Në këtë mënyrë nuk do keni asnjë lloj problemi. Buxhetin do filloni ta organizoni më mirë dhe kjo do iu japë më shumë mundësi të bëni shpenzime.

Demi

Besoni më shumë tek vetja gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë se do ja dilni me sukses. Jeta sentimentale për ju që keni një lidhje do jetë e qetë dhe pa probleme. Bëni çdo gjë ashtu si do e ndieni. Për ju beqarët, disa festa apo darka ku do shkoni me miqtë, do iu japin mundësi të njihni dikë shumë interesant. Mos e lini t’iu ikë nga duart, por jepini muhabet dhe flirtoni. Lëreni pas turpin nëse doni të gjeni dashurinë. Në punë do jeni tejet kreativë dhe nuk do ngurroni të ndërmerrni iniciativa të reja. Sipas Dritare.net, do keni edhe guxim dhe durim në të njëjtën kohë. Situata financiare do përkeqësohet mjaft pasi ju do shpenzoni pa limit. Vetëm këshillat e specialisteve do ju ndihmojnë.

Binjakët

Hëna do ketë ndikim paksa delikat për ju kështu që duhet të tregoheni shumë të matur me çdo lloj hapi që do hidhni. Jo gjithçka ka për të qenë e lehtë sot. Nëse keni një lidhje do e mbroni gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Shfrytëzojeni çdo moment kur ta keni pranë partnerin. Ju beqarët do jeni të pafat dhe nuk do realizoni dot takimet që keni ëndërruar. Do ju duhet ende të presin pak kohë. Në punë do jeni paksa kokëfortë, por njëkohësisht edhe të vendosur për t’iu shkuar deri në fund projekteve që keni nisur. Shumë gjëra do konkretizohen më në fund. Gjendja e financave do jetë goxha problematike dhe vetëm marrja e ndonjë huaje do ju nxjerrë nga situata.

Gaforrja

Sado që të mundohen askush nuk do arrijë t’ua prishë planet gjatë kësaj dite. Do luftoni fort për të arritur atë që doni. Ju të dashuruarit do keni një ditë shumë të qetë dhe të bukur. Do qëndroni pranë njëri- tjetrit dhe do flisni për jetën tuaj deri më tani. Në mbrëmje priten surpriza kështu që përgatituni. Ju beqarët do takoheni me dikë që do ju ndryshojë tërësisht jetën. Tregohuni më të hapur dhe pa komplekse. Do përjetoni më shumë emocione në këtë mënyrë. Në punë duhet të fokusoheni pak më shumë tek gjërat që keni për të përmbyllur. Mos shtyni asgjë për më vonë sepse gjithçka do ju ndërlikohet. Me financat do keni fat, por nuk duhet të rrezikoni shumë.

Luani

Ka shumë mundësi që t’i kushtoni vëmendje absolute familjes sot dhe mund të lini pas dore disa fusha të tjera. Ju të dashuruarit do keni konflikte me partnerin dhe gjërat nuk do shkojnë ashtu si keni dashur. Tregohuni pak më të duruar dhe ruani vetëkontrollin. Tensioni do jetë kalimtar. Nëse jeni beqarë do keni shumë dëshirë për të takuar dashurinë dhe me pak mundim do e gjeni atë. Do jetë ditë me fat për ju. Në punë nuk do keni ide shumë realiste dhe mund të neglizhoni edhe disa detaje të rëndësishme. Gjëra në këtë plan nuk do ecin ashtu si keni dashur. Yjet do ju ndihmojnë të përmirësoni situatën financiare dhe të jeni më të kujdesshëm me paratë që do shpenzoni.

Virgjëresha

Hëna e plotë do ju japë më shumë siguri në vetvete gjatë kësaj dite. Do jeni më të vendosur dhe nuk do bëni gabime. Ju të dashuruarit do jeni shumë tolerante me atë që keni në krah. Gjithçka do shkojë më së miri edhe nëse nuk jeni shumë pas fjalëve të bukura. Përfitoni nga kjo ditë. Ju beqarët nuk do qëndroni në vetmi, por do keni një jetë sociale shumë aktive. Falë mbështetjes së disa planetëve ju do keni mundësinë të bëni edhe ndonjë takim. Në punë ka shumë mundësi që të nënshkruani një kontratë të rëndësishme, e cila do sjellë përfitime të jashtëzakonshme. Klima në këtë sektor do fillojë të ngrohet tej mase. Buxhetin menaxhojeni mirë në mënyrë që të mos keni probleme as më vonë.

Peshorja

Gjatë kësaj dite duhet të bëni më shumë përpjekje për të ruajtur qetësinë dhe për të mos u nevrikosur. Kujdes edhe me fjalët që do ju thoni të afërmve. Për ju që keni një lidhje do ketë momente shumë pasiononte, me çmenduri të vogla dhe me kënaqësi pafund. Shfrytëzojeni çdo çast deri në maksimum. Ju beqarët do tërhiqeni shumë nga një person, i cili nuk është për ju. Edhe pse do e kuptoni përsëri nuk do mundin dot t’i shmangeni. Në punë gjërat nuk kanë për të qenë të lehta nëse nuk arrini të përqendroheni. Mundohuni të lini çdo gjë tjetër mënjanë dhe të fokusoheni tej objektivat. Sipas Dritare.net, financat nuk do jenë shumë të mira kështu që mundohuni t’i kufizoni sa të mundni shpenzimet.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës në dyshim për disa gjëra dhe nuk do ndiheni të qetë për të vepruar. Nëse keni një lidhje, partneri do ju thotë diçka që do ju mërzitë shumë t. Mundohuni të ruani vetëkontrollin dhe ta harroni sepse nuk do mund të dilni dot nga kjo situatë. Ju beqarët do e ndieni më shumë se kurrë vetminë. Pranoni çdo ftesë që ju bëhet dhe mos qëndroni asnjë moment vetëm. Në punë do keni shumë aspirata, por do e keni të vështirë të përparoni. Mund t’iu bëhet edhe një propozim i ri, por ka mundësi të mos e pranoni. Nga ana tjetër kjo ditë pritet të jetë mjaft e mirë për të përmirësuar situatën financiare. Ndiqni këshillat e miqve.

Shigjetari

Do jeni në formë të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe do ndiheni në çdo moment dinamikë dhe entuziastë. Buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë çast nga fytyra. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do ju ecë më së miri. Planetët do jenë në anën tuaj dhe do ju tregojnë gjithmonë rrugën që duhet të ndiqni. Ju beqarët do keni disa takime. Studiojeni deri në detaje personin që do njihni dhe me pas vendosni çfarë do të bëni. Po u nxituat mundet edhe të zhgënjeheni. Në punë nuk do e keni aspak të vështirë të organizoheni dhe do jeni mjaft produktive. Çdo gjë do ju rrjedhë ashtu si e kishit ëndërruar. Buxhetin duhet ta keni më tepër kujdes. Mos harxhoni shumë para sepse nuk keni shumë në gjendje dhe do ju duhen.

Bricjapi

Intuita dhe arsyetimi do ju ndihmojnë gjatë kësaj dite për të zgjidhur edhe gjërat e lëna pezull. Në përgjithësi fari do jetë në anën tuaj. Situata për ju që keni në lidhje duket se më në fund po përmirësohet. Të gjithë do i shohin ndryshimet tuaja. Shfrytëzojeni sa më tepër çdo moment dite për të qëndruar pranë partnerit. Nëse jeni ende vetëm do keni një takim, por nuk do ndiheni rehat. Kërkojeni tjetërkund dashurinë. Në punë, vështirësitë e kohëve të fundit do të shterojnë. Do jeni dëgjues më të mirë dhe idetë që keni do i diskutoni paraprakisht me kolegët. Planetët sugjerojnë të merreni më shumë me çështjet financiare. Mund të bëni edhe ndonjë investim për diçka.

Ujori

Gjatë kësaj dite Dielli do ju nxitë të kërkoni të jeni mbi të tjerët dhe të mos e favorizoni sa duhet komunikimin. Shumë probleme kanë për të ndodhur për ju. Ju që keni një lidhje do e kritikoni shumë partnerin pa menduar për gabimet që keni bërë vetë. Asnjë nuk është perfekt dhe të gjithë bëjnë gabime kështu që duhet të tregoheni pak kritikë ndaj vetes. E rëndësishme është t’i pranojmë këto gabime dhe të mundohemi t’i ndreqim. Ju beqarët nuk duhet t’i besoni të gjithëve që do takoni. Ata që do ju thonë fjalë të bukura gënjejnë më shumë. Në punë do e keni disi shpirtin e ekipit, por kësaj here do jenë kolegët që nuk do preferojnë të përzihen me ju. Analizojeni mirë gjendjen financiare para se të bëni shpenzime marramendëse në mënyrë që të shmangni problemet më vonë.

Peshqit

Ka shumë mundësi që e shkuara e hidhur të kthehet sot në jetën tuaj dhe do ju trishtojë pafundësisht. Humori i keq do ju pushtojë shpejt. Ju që jeni në një lidhje do keni disa mosmarrëveshje dhe do ju mungojë energjia për t’iu bërë ballë. Qetësohuni dhe mendojini gjërat me kujdes. Ju beqarët do jeni joshës dhe do takoni dikë interesant. Mos mendoni menjëherë për martesën sepse ajo nuk është një lojë fëmijësh. Në punë duhet patjetër të merreni më shumë me detajet dhe me gjërat për të cilat më parë jeni kritikuat. Po bëtë gabime keni për të pasur probleme më të mëdha. Për sa iu përket financave ka ardhur momenti t’i organizoni më mirë. Mundohuni të shmangni disa shpenzime të panevojshme. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button