Bota

“Për Sirinë!” Përpiqet t’i presë fytin një personi në metronë e Londrës (Video + Foto)

“Për Sirinë”. Më pas policia e neutralizon atentatorin me pistoletë Taser. Scotland Yard: “Eshtë akt terrorizmi”

Screen Shot 2015-12-06 at 9.53.14 AM

Minuta të gjata frike në një stacion të metrosë së Londrës, atë të Leytonstone, në verilindje të qendrës së qytetit: një burrë – një i ri me ngjyrë, nga ajo që shihet prej pamjeve të xhiruara nga kalimtarët – ka tentuar të therë me thikë një pasagjer, duke thirrur fort kundër ndërhyrjes ushtarake në Siri. Ka ndodhur rreth orës 20.00, shkruajnë mediat britanike. Bilanci është me të paktën një të plagosur rëndë, sipas policisë, por Telegraph nuk përjashton që ka edhe dy të plagosur lehtë. Atentatori, që ka vazhduar të thërrasë duke kërcënuar pasagjerët për disa minuta, më pas është neutralizuar nga policia me një Taser, një pistoletë që lëshon shkarkime të forta elektrike, dhe është përcjellë në polici./Bota.al

https://www.youtube.com/watch?v=0JJvx71qdBg

Leave a Reply

Back to top button