Magazine

Për të kuptuar Facebook-un, studioni sindromën Kapgras

Ky çrregullim mendor na jep një pasqyrë unike të epokës sonë dixhitale

screen-shot-2016-11-17-at-13-57-21

Nga Robert Sepolski

E nisim me rastin e një gruaje që përjetoi një tragjedi të padurueshme. Në vitin 1899, nusja pariziane, Zonja M., lindi fëmijën e saj të parë. Por fëmija u rrëmbye dhe u zëvendësua me një fëmijë tjetër, i cili vdiq shumë shpejt. Ajo më vonë lindi 2 vajza binjake. Njëra u rrit e shëndetshme, ndërsa tjetra sërish u rrëmbye, dhe u zëvendësua me një tjetër, që gjithashtu vdiq në moshë të mitur. Më pas lindi sërish binjakë meshkuj. Njëri u rrëmbye, ndërsa tjetri u helmua për vdekje.

Zonja M. i kërkoi fëmijët e saj të rrëmbyer; dhe me sa duket nuk qe e vetmja viktimë e këtij makthi, teksa ajo shpesh dëgjonte nga bodrumet e Parisit klithmat e grupeve të mëdha të fëmijëve të rrëmbyer. Sikur të mos mjaftonte gjithë kjo dhimbje e madhe, fëmija i vetëm i mbijetuar i Zonjës M. u rrëmbye dhe u zëvendësua me një mashtrues që kishte një pamje identike.

Dhe së shpejti e njëjta fatkeqësi ndodhi me burrin e Zonjës M. Gruaja e ngratë, kaloi shumë ditë në kërkim të burrit të saj të dashur, duke u përpjekur të çlirojë grupe fëmijësh të rrëmbyer nga vendet e fshehta, ndërsa nisiprocedurat e divorcit me njeriun që kishte zëvendësuar burrin e saj. Në vitin 1918, Zonja M. njoftoi policinë për ta ndihmuar në shpëtimin e një grupi fëmijësh të mbyllur në bodrumin e saj.

Shumë shpejt ajo filloi të konsultohej me një psikiatër. Zonja M i tregoi këtij të fundit se ishte pasardhëse e drejtpërdrejtë e mbreit Luigj XVIII, mbretëreshës së Indive, dhe Dukës së Salandrës …

[real3dflipbook id=”1383″]

Leave a Reply

Back to top button