Teknologji

Perandoria moderne. Sa influencë ka në të vërtetë Google?

Screen Shot 2015-03-10 at 08.59.42

Më shumë se një miliardë vetë përdorin motorrin e kërkimit të Google. Qindra-miliona vetë ngarkojnë filmime në kompaninë e saj, YouTube, si dhe futen në rrjetin e dytë social më të madh pas Facebookut, Google+. Kompania ruan sasi të jashtëzakonshme informacionesh për përdoruesit e saj në një milionë e ca serverat që ka në zotërim dhe është në gjendje të bëjë parashikime tejet të saktë duke përdorur algoritmet. Superfuqia më e re e botës ka demonstruar në mënyrë të përsëritur se mund të parashikojë vendndodhjen dhe shkallën e një shpërthimi epidemie gripi me ndihmën e të dhënave. Tashmë Google Flu (grupi) ekziston në 29 shtete. Por për disa të tjerë, fuqia e Google është bërë tashmë shqetësuese. Madje disa regjime autoritarë e kanë “fikur” Internetin për të mos u lejuar qytetarëve të tyre aksesin në faqe si Google dhe YouTube, duke e parë si kërcënim pozicionin e fuqishëm të Google.

Leave a Reply

Back to top button