Histori

Perandoria romake nuk “notuar” gjithmonë në pasuri

Seria: Te pathena per Romen dhe Greqine e lashte

monedha romaFjalët “Roma e lashtë” të sjellin në mendje një imazh begatie të pafundme. Të gjithë këto shpenzime dhe ndërtimi i perandorisë kishin një kosto, dhe shumë ministrave u është dashur të japin lajmin “Jemi trokë!”, për të marrë përgjigjen e perandorit: “Prapë?”
Perandoria Romake e kaloi një pjesë jo të vogël të ekzistencës së saj në prag të falimentit apo në kthetrat e krizës financiare. Perandoria negocionte vazhdimisht cështje që lidheshin me furnizimin me para. Në vitet e parë të saj, perandoria u godit nga një mungesë monedhash. Më tej vijoi ulja e shpenzimeve shtetërore, gjë që praktikisht e vrau ekonominë romake. Qeveria më në fund e zbuti problemin kur ofroi hua të mëdha me zero interes për të nxitur tregtinë dhe për të shmangur stanjacionin.
Duke filluar me mbretërimin e Neronit dhe duke vazhduar për shekuj të tërë, monedha romake pësoi zhvlerësime të vazhdueshëm teksa perandoria vuante goditjet e inflacionit, rënie të të ardhurave si dhe shpenzime shumë të lartë ushtarakë dhe administrativë. Deri në shekullin e tretë p.e.s., monedha romake ishte tashmë një shaka e keqe, ku në rastin me të mirë vihej në dyshim edhe përbërja metalike e saj. Gjërat u përkeqësuan kaq shumë, saqë qeveria romake nuk do të pranonte më pagimin e taksave me monedhën e saj.
Për të ndrequr këtë problem dhe për të vazhduar pagimin e trupave, u vendosën taksa mbi masat, gjë që e bëri gjithnjë e më të patolerueshëm sundimin në Romë. Shumica e europiano perëndimorëve u bindën gjithnjë e më shumë se mund të ishin më mirë nën sundimin e sundimtarëve barbarë.

Leave a Reply

Back to top button