Horizonti.al

Perandoria Ruse, zotëronte dikur një pjesë të Kalifornisë

Seria: Fakte interesante që do ndryshojnë mënyrën se si e shihni historinë

Ne priremi të mendojmë se Amerika ishte e tillë që nga shekullin XIX-të, pa disa territore franceze dhe meksikane andej dhe këtej. Por e vërteta është se kishte shumë fuqi të tjera evropiane, që garonin për të marrë pjesë të Amerikës së Veriut edhe në vitet 1800. Njëra prej tyre ishte Rusia.

Shumëkush e di tashme se Alaska ishte pjesë e Rusisë derikur e bleu Amerika. Por ajo që është më interesante, është se SHBA bleu nga Rusia edhe një pjesë të Kalifornisë. Rusët zotëronin një pjesë të bregut Veriperëndimor të Paqësorit, dhe e administruan atë nga një vend i quajtur Fort Ross.

Kalifornia ruse, nuk ishte kurrë një koloni. Ajo qe një sipërmarrje ekonomike, dhe rusët e përdornin atë për tregtinë me spanjollët (fqinjët e tyre jugorë), gjuetine, bujqësinë, ndërtimin e anijeve, dhe për t’u miqësuar me vendasit. Le të themi se kulturat bujqësore, nuk ishin të vetmet që kultivoheshin. Historia ruse në atë vend përfundoi në 1841, kur Rusia vendosi që sipërmarrja koloniale nuk ia vlente, dhe ia shiti fortesën një shtetasi amerikan. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button