Histori

Përbindëshi i Firences

Screen Shot 2016-03-25 at 08.59.58

“Përbindëshi i Firences”, ishte përgjegjës për një seri vrasjesh të pazbardhura ndërmjet viteve 1968- 1985. Viktimat e tij ishin gjithmonë çifte, zakonisht të kapur ndërsa qenë duke parkuar makinat e tyre. Ata qëlloheshin nga një distancë e afërt me të njëjtën armë, një pistoletë Bereta e kalibrit 22. Viktimat femra kishin përherë organet e tyre gjenitale të gjymtuara në një mënyrë shumë të detajuar, çka sugjeronte se vrasësi mund të qe një kirurg i kualifikuar apo kasap.

Pavarësisht njërit prej hetimeve më të gjata dhe më të kushtueshme në historinë e Italisë, Përbindëshi i Firences nuk u arrit të kapet kurrë. Vrasësi erdhi në vëmendjen e publikut në qershor të vitit 1981, kur 30-vjeçari Xhiovani Foxhi u gjet i vdekur në makinën e tij. E dashura

e tij Karmela Di Nucio, 21-vjeçe u zbulua e shtrirë lakuriq pak metra më tej.

Çifti ishte qëlluar me armë dhe më pas ishte masakruar, me një lloj thikë të përdorur në mënyrë të veçantë nga zhytësit. Ndërkohë edhe organet gjenitale të Di Nucios ishin hequr me kujdes. Gjatë raportimit mbi këtë ngjarje, gazeta “La Nazione” vuri në dukje ngjashmërinë e saj me një vrasje të dyfishtë që kishte ndodhur shtatë vjet më parë po në fshatrat rrotull Firences.

Vrasja tjetër ndodhi disa muaj më vonë, duke shkaktuar një panik të madh dhe tërhequr vëmendjen e mediave kombëtare. Një vrasje e katërt ndodhi rreth 8 muaj më vonë, e shoqëruar nga një letër drejtuar policisë së Firences, që përmbante lajmin e prerë nga një gazetë që bënte fjalë për një vrasje të dyfishtë të vitit 1968, të një burri dhe gruaje gjatë kohës që qenë duke bërë seks në makinën e tyre.

Megjithatë, rasti tashmë ishte zgjidhur. Vrasësi ishte bashkëshorti i gruas, Stefano Mele, një emigrant sardenjas, i cili pranoi krimin mëngjesin e ditës tjetër. Një reporter i “La Nazione”, që intervistoi Melen zbuloi se ai e kishte vrarë gruan e tij me disa burra të tjerë sardenjas, dhe policia filloi të besojë se një nga këta njerëz ishte Përbindëshi i Firences.

Një sardenjas i quajtur Franceso Vinçi u arrestua, por u lirua pasi një çift gei gjermanësh u gjetën të vdekur në Volksvagenin e tyre (vrasësi mendohet të ketë ngatërruar njërin prej tyre për një grua). Kaluan 10 muaj përpara së Përbindëshi të vriste sërish, këtë herë duke prerë gjoksin e majtë të viktimës femër.

Qeveria ofroi një shpërblim të majmë për atë që ndihmonte në kapjen e Përbindëshit, dhe u krijua ekip special për hetimin e këtij rasti. Vrasja e fundit ndodhi në verën e vitit 1985, ndërsa vrasësi përsëri ia kishte hequr gjoksin e majtë viktimës femër. Disa ditë më vonë, një prokurore grua që merrej me këtë rast mori një zarf që përmbante thithat e gjoksit të viktimës.

Përbindëshi nuk u ndie më.

Në vitin 1994, një fermer toskan i quajtur Pietro Paçiani u arrestua për vrasjet. Paçiani ishte një kandidat i arsyeshëm –një alkoolist i dhunshëm që kishte vrarë dikur një shitës ambulant gjatë një tërbimi xheloze pasi e kapi me gruan e tij. Ai kishte vuajtur edhe një dënim me burg për përdhunimin e njërës nga vajzat e tij. Megjithatë, Paçiani këmbënguli se ishte i pafajshëm dhe në fund u lirua. Që nga ajo kohë, teoricienët kanë qenë të ndarë ndërmjet fajësimit të sardenjasve, Paçianit apo edhe Satanistëve për vrasjet makabre./bota.al

Leave a Reply

Back to top button