Enciklopedike

Përcaktimi i kohës së Apokalipsit (Përfundimet më të mahnitshme në matematikë)

Screen Shot 2016-07-09 at 09.50.36Është një supozim i drejtë se shumica e lexuesve të këtij artikulli, janë qenie njerëzore. Duke qenë njerëz, kjo hyrje do të jetë veçanërisht e kthjellët:matematika mund të përdoret për të përcaktuar se do të shfaroset specia jonë. Gjithësesi përmes përdorimit të probabilitetit.

Argumenti (që është zbuluar dhe rizbuluar disa herë gjatë 30 viteve të fundit) thotë në thelb se epoka e njerëzimit është pothuajse në limitet e fundit.

Një variant i argumentit (që i atribuohet astrofizikantit Xh. Riçard Got) është çuditërisht i thjeshtë:nëse dikush e konsideron kohëzgjatjen e plotë të qënies njerëzore një afat kohor që nga lindja deri në vdekje, atëherë ne mund të përcaktojmë se ku gjendemi aktualisht në këtë rrugëtim. Përderisa e tashmja është vetëm një pikë e rastit në ekzistencën tonë si një specie, atëherë mund të themi me 95 përqind saktësi se kemi konsumuar 95 të kohës.

Nëse themi se aktualisht kemi konsumuar 2.5 përqind të afat të ekzistencës njerëzore, kemi jetëgjatësinë më të madhe. Përkundrazi nëse themi se jemi në stadin e 97.5 përqind të ekzistencës njerëzore, kemi jetëgjatësinë më të vogël të jetës. Kjo na lejon të kemi një gamë të jetëgjatësisë së pritshme të racës njerëzore. Sipas Gotit, ekziston një shans prej 95 përqind që qeniet njerëzore do të vdesin diku mes 5100 dhe 7.8 milionë vjet nga tani. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button