Thenie

“Përcillni optimizëm dhe mirësi tek të tjerët”. Fjalimi emocionues i Brendon Burchard

“Asnjë nuk është perfekt. Edhe ju mund të jeni treguar negativë, ose nuk jeni treguar të sjellshëm në ndonjë momoment të jetës suaj. Kështu që, nëse po përballeni me njerëz negativë në jetën tuaj, unë jam këtu për t’u inkurajuar ju që të tregoheni mbështetës dhe të mirë me ta. Mos u largoni menjëherë. Përpiquni të fitoni besimin e tyre dhe të kuptoni se pse sillen në mënyrë të tillë. Ndoshta edhe ata, ashtu si shumica, kanë kaluar periudha të vështira të jetës së tyre, kur janë përpjekur shumë të arrijnë diçka, por nuk ia kanë dalë dot dhe zhgënjimi i madh i ka bërë më të ftohtë, më të egër. Ata kanë hequr dorë nga ëndrrat, sepse askush nuk i ndihmoi.

Kështu që, në vend që t’u vësh shqelmin dhe t’i largosh nga jeta jote, mund të tregohesh njeri dhe të kuptosh se ata mund të kenë kaluar në situata, në të cilat nuk duan të jenë. Me ta mund të praktikosh mëshirën, mirësinë dhe humanizmin. Mund të praktikosh empatinë dhe durimin. Nuk e di për ju, por për mendimin tim, shoqëria jonë po i humbet këto vlera dhe virtyte.

Ndonjëherë mund të kesh qenë ti personi negativ me të tjerët, por si do të ndiheshe ti, nëse të tjerët do të largoheshin përgjithmonë nga ty? Ndonjëherë personi që ndodhet pranë teje dhe mendon se është njeri i mirë, mund të jetë treguar negativ në ndonjë moment të jetës së vet.

Në vend që gjithçka ta shumëzosh me zero dhe t’i nisësh gjërat nga e para pa praninë e njerëzve negativë pranë vetes, duhet të mendosh të përcjellësh pozitivitet edhe tek ata. Është gjëja më e mirë që mund të bësh. Shpirti dhe fjala e mirë i ngrohin zemrat e të tjerëve dhe duhet ta dish këtë gjë. Përcill optimizëm, mirësi, pozitivitet. Bota ka nevojë për ndihmën tënde, ndaj vepro që tani. Nëse sheh se ka raste ku duhet të ndërhysh, ndërhy. Jepe ndihmën tënde në të mirë të të tjerëve”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button