Bota

“Perëndimi” i të majtës në Evropë

screen-shot-2016-09-30-at-12-28-39

Nga fundi i viteve nëntëdhjetë, pati një kohë kur u duk se e majta në Evropë ishte në gjendje të rinovohej, duke mbetur gjithësesi besnike ndaj vetvetes. Nën shtytjen e udhëheqësve si Tony Blair, Gerhard Schroeder, Romano Prodi, forcat progresiste u rikthyen të fitojnë, duke treguar një rrugë të re, me sugjestionin e Rrugës së Tretë apo Neue Mitte, qendra e re pra, që premtonte korrigjimin e teprimeve stataliste të të kaluarës, duke pajtuar meritën dhe nevojën, sigurinë dhe demokracinë, mbrojtjen sociale dhe bilancet e shëndoshë.

Njëzetë vite më vonë, si në një roman të Alexandre Dumas, moskëtierët e të majtës evropiane rrijnë ulur mbi një peisazh rrënojash. Qofshin apo jo në qeverisje, pesha e tyre elektorale është në rënie të lirë, zgjedhësit tradicionalë (punëtorë, intelektualë, populli vullnetar) që u kanë kthyer shpinën, të vullkanizuar në abstenim apo të tërhequr prej sirenave të alternativave ekstreme apo atyre kundër sistemit, si në të majtë edhe në të djathtë. Në Spanjë, ka “luftë civile” brenda socialistëve. I riu Pedro Sanchez e ka udhëhequr partinë e Felipe Gonzalesit drejt rezultatit më të keq të të gjitha kohëve…

Në Britaninë e Madhe, establishmenti laburist dridhet duke dëgjuar notat e Flamurit të Kuq, që shoqëruan rizgjedhjen në krye të partisë të Jeremy Corbinit, profet i një socializmi të shekullit XXI, neo-statlist, antiglobalist, pacifist dhe proteksionist. Sondazhet parashikojnë që nën udhëheqjen e tij, Labour Party, partia e Attlee, Blairit dhe Brounit rrezikon pothuaj zhdukjen…

[real3dflipbook id=”1301″]

Leave a Reply

Back to top button