Bota

Perëndimi po përpiqet ta harrojë luftën në Ukrainë, por ky do të ishte një gabim fatal

Nga Mikhail Shishkin

“The Guardian

“Në faqen e parë lufta, në faqen e pasme fjalëkryqi”. Kjo frazë nga romani im Drita dhe errësira, më erdhi në mendje teksa po udhëtoja me një tren menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. I ulur përballë meje, një pasagjer po lexonte gazetën:në faqen e parë flitej për luftën; ndërsa në faqen e fundit ishte fjalëkryqi.

Që atëherë ka kaluar kohë, dhe mizoritë e përditshme të kësaj lufte, kanë filluar të zhduken nga titujt kryesorë të medias, pavarësisht se betejat po bëhen më brutale çdo ditë që kalon. Por askush në Perëndim nuk dëshiron të dëgjojë më për luftën. Njerëzit janë të lodhur nga tmerri dhe solidariteti.

Ata duan paqe, pa rritje çmimesh, një jetë të qetë dhe festa të këndshme. Nuk është hera e parë që kam dhënë alarmin mbi tmerret që do të vinin. Përpara aneksimit të Krimesë, përdora një analogji me përrallën popullore ruse Teremok, për të përshkruar të ardhmen e pasigurt të Evropës.

Njëherë e një kohë, disa kafshë pylli jetonin së bashku në një shtëpi të vogël por tërehatshme, në një Teremok. Një ditë, në derë u troket një bretkosë. “Kush banon këtu? Më lini të hyj, do të doja të jetoja edhe unë me ju”. Kafshët e lanë bretkosën të hyjë brenda, dhe të gjithë ranë dakord se ajo ishte një shtëpi e lumtur dhe komode.

Madje ata lejuan edhe lepurin Kiuard dhe dhelprën Rejnard. Në Teremok kishte vend për të gjithë. Por më pas mbërriti ariu Bruin. Sado që u mundua, ai nuk u fut dot në Teremok, pasi nuk e nxinte. Ai u tërbua nga inati dhe në fund vendosi të ulet mbi çatinë e shtëpizës.

Dhe ky është fundi i Teremokut dhe i vetë përrallës. Por asnjërit prej paralajmërimeve të mia nuk iu kushtua vëmendje. Në vitin 2014, menjëherë pas aneksimit të Krimesë, unëshkrova:”Në shekullin XXI-të nuk ka më një luftë të largët e të lokalizuar. Tani çdo luftë është një luftë evropiane. Dhe kjo luftë evropiane tashmë ka filluar!.

Unë paralajmërova se aneksimi i Krimesë nga Vladimir Putin do të “krijonte një valë patriotizmi”, dhe se “herët a vonë, kjo valë do të shpërthejë, dhe atëherë Putinit do ti duhet një erë e re. Po ashtu kam shkruar se si vitet e destabilitetit kronik në Ballkan, do të krijonin nivele shumë të larta të emigrimit në vendet evropiane, bashkë me një valë të shumë më të madhe refugjatësh nga Ukraina.

Në atë kohë, kishte ende një shans për ta ndaluar agresorin. Megjithatë, politikanët evropianë mbyllën sytë ndaj realitetit në një përpjekje për të fituar apo ruajtur mbështetjen e votuesve. Votuesit donin paqe edhe punë, pa rritje çmimesh dhe pushime të këndshme. Ekspertët e korruptuar mbi Rusinë, këmbëngulën se ne duhet ta kuptonim këndvështrimin e Putinit dhe të bënim lëshime.

Dhe ja ku jemi sot: në mesin e një lufte evropiane, duke u përballur me një valë të paprecedentë refugjatësh nga Ukraina, dhe duke pyetur se si politikanët tanë mund të ishin kaq të verbër. Askush nuk i dëgjon më shkrimtarët. I vetmi leksion i vërtetë që mund të nxjerrim nga historia, është se historia nuk të mëson gjë prej gjëje.

Në Gjermani, intelektualët kanë mbledhur mijëra firma në një peticion, që kërkon nga qeveria e tyre të ndalë dërgimin e armëve në Ukrainë, pasi kjo mund të çojë drejt një LufteTretë botërore. “Ne duam një politikë të paqes, dhe jo të luftës! shkruajnë ata. Por Lufta e Tretë Botërore ka filluar tashmë. Ajo filloi në vitin 2014.

Po si mund ta kurosh verbërinë e dikujt, nëse ai dëshiron të mbetet i verbër? Tani shtrohet pyetja:Si dhe kur do të përfundojë kjo luftë? Lufta kundër Gjermanisë naziste nuk përfundoi me vdekjen e Hitlerit, por me një disfatë ushtarake shkatërruese. Vdekja e Putinit një ditë është diçka e pashmangshme, por jo disfata e Rusisë.

Përgjigja bazohet tek e kaluara. Disa Carë janë të vërtetë, ca të tjerë janë të rremë. Nëse Rusia e zgjeron territorin e saj, dhe popujt e tjerë i përkulen autokratit të Moskës, popullsia vasalesakrifikon, lufton dhe derdh heroikisht gjakun e saj për atdheun, mendon se është e bekuarnga Zoti.

Dhe pastaj nuk ka shumë rëndësi se si Cari erdhi në pushtet apo si sundon ai mbi nënshtetasit e tij. Ai mund të shfarosë milionat prej tyre, mund të shkatërrojë mijëra kisha dhe t’iekzekutojë priftërinjtë. Gjëja e vetme që ka rëndësi është se Cari është i vërtetë, sepse atëherë armiku do të dridhet nga frika, dhe Toka e Shenjtë do të zgjerohet.

Kështu ishte dikur me Stalinin. Përkundrazi, dështimet ushtarake dhe humbja edhe e një pjese të vogël të Tokës së Shenjtë do të shihen nga nënshtetasit e Carit, si një shenjë e qartë se Cari nuk është i bekuar, se ai është një pretendent i paligjshëm. A e humbi ai luftën me Japoninë ? A nuk dështoi t’i nënshtrojë çeçenët?

Nëse po, ai burrë ulur mbi në fron është një mashtrues që paraqitet si Car. Kështu ishte me Nikollën II dhe Boris Jelcinin. Putin e legjitimoi presidencën e tij duke e rifituar Krimenë. Por legjitimiteti i tij po zhduket për shkak të paaftësisë së tij për të fituar kundër Ukrainës. Nga ana tjetër Cari do të duhet të provojë veten, duke arritur fitore në luftën kundër botës.

Dhe nëse për këtë qëllim, kërcënimi me përdorimin e armëve bërthamore taktike është thjesht një aspekt i luftës hibride, përdorimi i tyre nga Putini mund të shndërrohet në fund një mjet i nevojshëm në përpjekjen e tij për të siguruar pushtetin. Dhe Putini i ardhshëm nuk do të jetë gjë tjetër veçse një aktor, që nuk mund ta ndryshojë dot rolin e tij.

Ai do të jetë i mbështetur nga e gjithë struktura e pushtetit ruse, e cila nuk shqetësohet se sa njerëz do të vdesin në Ukrainë, Rusi apo kudo. Ajo nuk shqetësohet për burimet që shpenzon, numrin e armëve që vendos apo nivelin e viktimave ushtarake. Po nëse përkeqësohet cilësia e jetës së rusëve? Ashtu qoftë! Regjimi nuk e ka vrarë kurrë mendjen për lumturinë e popullit të vet.

Cilido që është pjesë e kësaj strukture pushteti nuk ka frikë ta sulmojë Perëndimin. Tek e fundit, nga kush duhet të kenë frikë? Nëse një raketë bie në territorin e një vendi anëtar të NATO-s, çfarë atëherë? Do ketë më shumë takime, deklarata, dhe thirrje për paqe? Ka ardhur koha që bota e lirë ta kuptojë se nuk po lufton vetëm kundër një diktatori të çmendur, porndaj një sistem pushteti agresiv autonom dhe vetë-rigjenerues.

Struktura e lashtë shoqërore e autokracisë ruse, është ruajtur nga depoja e historisë për shekuj me radhë, dhe e ndryshon lëkurën vetëm për tu rikthyer nën një maskë të re:si Khanati i Hordhisë së Artë apo Mbretëria e Moskës, si perandoria e Romanovëve ose Bashkimi Sovjetik komunist i Stalinit, dhe së fundmi si njëdemokraci e menaxhuar e Putinit.

Dhe tani Federata Ruse po e ndryshon sërish lëkurën e saj. Çfarë do të dalë nga themelet e patrazuara të diktaturës së pamposhtur ushtarake? A mund të jetë një demokraci e lirë kushtetuese, e cila do të heqë dorë me dëshirë nga armët bërthamore? A ju duket e mundur diçka e tillë?

Edhe para Luftës së Dytë Botërore njerëzit donin paqe, pa rritje çmimesh dhe pushime të këndshme. Votuesit shpresonin që qeveritë e tyre demokratike në Francë dhe Britani të ndiqnin një politikë paqësore me Hitlerin, dhe jo atë të luftës.

Ajo që pasoi është historia, ku përfshihet edhe mesazhi dramatik i Ëinston Churchill drejtuarvotuesve britanikë:Unë nuk kam asgjë për të ofruar përveç gjakut, lotëve dhe djersës!”.Herët a vonë, do të bëhen premtime të ngjashme. Por në vend të festave të bukura, votuesit evropianë duhet të përgatiten për sakrifica, luftë dhe vështirësi të mëdha, pasi ky është çmimi që duhet të paguajmë për paqen.

Shënim: Mikhail Shishkin është një romancier rus. Ai ka fituar çmimet “Russian Booker, Russian National Bestseller and Big Book Prizes”.

Back to top button