Motivuese

“Përfundova duke humbur të dyja këmbët e mia…”, fjalimi motivues i Amy Purdy

Në moshën 19 vjeçare, Amy Purdy u diagnostikua me një formë të rëndë të meningitit bakterial. Sëmundja bëri që ajo të humbte të dyja veshkat e saj, të dyja këmbët dhe shpretkën. Në atë kohë, mjekët i dhanë vetëm 2% mundësi për të mbijetuar. Por, pasi i ati i dhuroi njërën veshkë dhe vendosi një këmbë protezike, Amy bëri një rikthim që askush nuk e priste.

“Ishin kohërat e tilla që më nxisnin të mendoja se, nëse unë do të isha një libër dhe do të isha autorja e tij, si do të doja të përfundonte historia ime? Ishin këto mendime që më nxitën madje të shkoja të bëja ski pas katër muajsh nga operacionet e mia. Ishte një eksperiencë e paharrueshme dhe të tilla momente më bënë të kuptoja se vështirësitë në jetën tonë ose mund të na rrëzojnë në mënyrë totale moralisht, ose mund të na bëjnë më tepër kreativë. Unë e adhuroja sportin e skisë dhe vullneti im, si dhe dëshira për të ecur sa më larg, bënë që në vitin 2014 të fitoja një medalje bronzi në sportin e skive.

Vështirësitë mua më bënë më kreative. Më nxitën të gjeja mënyra të tjera për t’ia dalë mbanë, edhe pse me mangësinë që më shoqëronte. Ato më bënë të pranoja realitetin tim, por nuk më ndalën për të ëndërruar mbi ato çfarë mund të arrija në të ardhmen. Nëse mua sot do të më pyesnin nëse do të doja që gjërat në jetën time të shkonin ndryshe, me plot gojë do t’ju thosha “Jo”, sepse mungesa e këmbëve të mia mua më bëri të shoh gjithë mundësitë e tjera për t’ia dalë mbanë. Ato nuk kanë qenë një pengesë për mua, përkundrazi, një shtysë për të ecur përpara në jetë.

Dhe më besoni, ne mund të bëjmë çdo gjë që ëndërrojmë dhe të bëhemi çdokush që dëshirojmë të bëhemi. Vështirësitë mund të na bëjnë të jetojmë përtej kufijve që vetë ne mund t’i kemi vendosur vetes”, është shprehur ajo gjithë optimizëm.

Leave a Reply

Back to top button