Para se nazistët të vendosnin të vrisnin hebrenjtë evropianë në dhomat e gazit, ata kishin ndërmend të zbatonin “Planin Madagaskar”, një skemë e hershme për të zhvendosur 4 milion hebrenj nga Evropa në ishullin e Madagaskarit në lindje të kontinentit afrikan.
Kjo ide nuk ishte në fakt e nazistëve. Në vitin 1885, ishte francezi Pol lë Lagard, ai qësugjeroi deportimin e hebrenjve të Evropës Lindore në ishullin e Madagaskarit. Ndërkohë në vitet 1926 dhe 1927, Polonia dhe Japonia shqyrtuan secila mundësinë e përdorimit të Madagaskarit për zgjidhjen e problemeve të tyre të mbipopullimit.
Vetëm në vitin 1931 një publicist gjerman shkroi:“Herët a vonë, i gjithë kombi duhet të jetë i kufizuar në një ishull. Kjo do t’i jepte mundësinë e kontrollit dhe minimizimin e rrezikut të infektimit”. Megjithatë, ideja e dërgimit të hebrenjve në Madagaskar nuk ishte ende një planzyrtar i nazistëve.
Polonia e mori sërish në konsideratë këtë ide. Madje dërgoi në Madagaskar një komision ekspertësh në vitin 1937 për të vëzhguar terrenin. Anëtarët e komisionit arritën nëpërfundime shumë të ndryshme. Kështu kreu i komisionit, majori Miezisavav Lepecki, besonte se ishte e mundur vendosja e 40.000–60.000 njerëz në Madagaskar.
Ndërkohë 2 anëtarë hebrenj të komisionit nuk ishin dakord me këtë vlerësim. Leon Alter, drejtori i Shoqatës Hebraike të Emigracionit (JEAS) në Varshavë, besonte se aty mund të zhvendoseshin vetëm 2.000 njerëz. Shlomo Dik, një inxhinier bujqësie nga Tel Avivi, e uli edhe më tej këtë shifër.
Edhe pse qeveria polake mendonte se vlerësimi i Lepeckit ishte shumë i ekzagjeruar, dhe popullata lokale e Madagaskarit u shpreh kundër një fluksi emigrantësh, Polonia vazhdoi diskutimet e saj me sundimtaren koloniale të Madagaskarit, Francën.
Vetëm në vitin 1938, një vit pas ngritjes së komisionit polak, nazistët filluan t`a merrnin edhe ata në konsideratë për Planin Madagaskar.
Më 12 nëntor 1938, Herman Gering i tha qeverisë gjermane se Adolf Hitler do t’i sugjeronte Perëndimit emigrimin e të gjithë hebrenjve në Madagaskar. Gjatë diskutimeve në Londër, presidenti i Rajhbank Hjalmar Shaht, u përpoq të siguronte një hua ndërkombëtare për t’i dërguar hebrenjtë në ishullin afrikan.
Gjermania do të përfitonte jo pak, pasi hebrenjtë do të lejoheshin të merrnin paratë e tyre vetëm në mallra gjermane. Në dhjetor 1939, ministri i jashtëm gjerman Joakim vonRibentrop, e përfshiu këtë plan si pjesë e një propozimi për paqe drejtuar Papës.
Meqë Madagaskari ishte ende një koloni franceze gjatë këtyre diskutimeve, Gjermania nuk kishte asnjë mundësi që të zbatonte planin e saj pa miratimin e Francës. Fillimi i Luftës së Dytë Botërore i dha fund këtyre diskutimeve, por pas disfatës së Francës në vitin 1940, Gjermania nuk kishte më nevojë të koordinohej me Perëndimin për planin e saj.
Në majin e vitit 1940, Hajnrih Himler mbrojti në parlament dërgimin e hebrenjve në Madagaskar:“Sado mizor dhe tragjik të jetë çdo rast individual, kjo metodë është akoma më e buta dhe më e mira, nëse dikush e refuzon metodën bolshevike të shfarosjes fizike të një populli”.
A do të thotë kjo se Himler besonte se Plani Madagaskar ishte një alternativë më e mirë ndaj shfarosjes së tyre, apo se nazistët kishin nisur tashmë të mendonin për shfarosjen e tyre si një zgjidhje të mundshme? Himler e diskutoi propozimin e tij me Hitlerin për dërgimin e hebrenjve “në një koloni në Afrikë ose diku tjetër”, dhe Hitleri u përgjigj se plani ishte “shumë i mirë dhe i saktë”.
Kur u përhap lajmi mbi këtë zgjidhje të re të “çështjes hebraike”, guvernator i përgjithshëm i Polonisë së pushtuar, Hans Frank, ishte i ngazëllyer. Gjithsesi, nazistët ende nuk kishin endendonjë plan të detajuar për Madagaskarin. Ndaj Ribentrop e urdhëroi Franc Rademasher të hartonte një të tillë.
Plani i këtij të fundit u paraqit në memorandumin me titull “Çështja hebraike në Traktatin e Paqes” më 3 korrik 1940. Sipas tij, francezët do t’i jepnin zyrtarisht Gjermanisë ishullin e Madagaskarit. Dhe Gjermanisë do t’i jepej e drejta për të instaluar në ishull baza ushtarake.25.000 evropianët, kryesisht francezë, që jetonin në Madagaskar do të largoheshin.
Emigrimi i hebrenjve evropianë në ishull do të ishte i detyruar, dhe jo vullnetar. Ata do të kryenin shumicën e funksioneve të qeverisë lokale, por do të përgjigjeshin para njëguvernatori të policisë gjermane. Ndërkohë, i gjithë emigrimi dhe kolonizimi i Madagaskarit do të paguhej nga pasuria e hebrenjve e konfiskuar nga nazistët.
Por a ishte Plani Madagaskar një plan i vërtetë, efektet e të cilit nuk u morën në konsideratë plotësisht, apo ishte një mënyrë alternative për të vrarë hebrenjtë e Evropës? Ai tingëllon ingjashëm me krijimin e getove në Evropën Lindore. Megjithatë, fakt është se ndërkohënazistët po planifikonin të transportonin aty 4 milion hebrenj.
Nazistët parashikuan një përfundim të shpejtë të luftës, e cila do t’u jepte mundësi t’itransferonin hebrenjtë në Madagaskar. Për shkak se Beteja e Britanisë zgjati shumë më gjatë sesa ishte planifikuar, dhe për shkak të vendimit të Hitlerit në vjeshtën e vitit 1940 për të pushtuar Bashkimin Sovjetik vitin e ardhshëm, Plani i Madagaskarit u bë i parealizueshëm. Kështu mbeti zgjidhja alternative, më drastike dhe më e tmerrshme për të eleminuar hebrenjtë e Evropës, Holokausti. Brenda 1 viti, nisi procesi i vrasjeve në masë. / Thoughtco – bota.al