Your Life

Përpara se të ndahesh me dikë që e do, mendo fillimisht për këto gjëra…

Dëshira për t’i dhënë fund me dikë për arsye nga më të ndryshmet, vjen në çdo marrëdhënie, gjatë gjithë kohës. Ne të gjithë flasim në gjithë të ndryshme të dashurisë. Ne u japim njerëzve ato që duam, në vend të atyre që ata duan.

Nëse ti po kërkon për kohë, nëse po kërkon që partneri/ja jote të të kushtojë vëmendje, mendo pak edhe për aspektet e tjera, përveç kohës. Mendo se sa herë të ka bërë të lumtur personi tjetër në një mënyrë tjetër, me udhëtime, me dhurata, më festa përvjetoresh. Ndoshta ti kërkon gjithë kohës që partneri/ja jote të të thotë se sa të do, të të telefonojë gjithë kohës. Ndoshta ti kërkon në çdo sekondë vëmendjen e tij/saj.

Kjo nuk është arsye e fortë për t’i dhënë fund me dikë që do. Siç e shpreha më lart, të gjithë ne flasim gjuhë të ndryshme të dashurisë. Për mua dashuria është të bëj të lumtur personin që dua me udhëtime, me dhurata. Për ty dashuria është koha që të kushton dikush. Mirëpo kur gjuhë të tilla shprehen vetëm me vepra e jo me fjalë, përfundohet duke u keqkuptuar gjithçka. Dhe në këtë mes keqkuptimesh, mendohet gjëra të paqena, si tradhëtia, apo mungesa e dashurisë. Ndaj, mos u nxitoni në veprimet tuaja. Përpiquni ta kuptoni njëri-tjetrin dhe kjo gjë mund të arrihet vetëm duke folur. Komunikoni. Komunikimi është çelësi i shpëtimit të lidhjes, fejesës, apo martesës suaj.

Unë e kuptoj se ndonjëherë është e vështirë të ndihesh si pre dhe mbi të gjitha, të mbash mbi supe peshën e një marrëdhënieje të lodhur. Nuk të kërkoj të bësh këtë gjë. Nuk të kërkoj të jesh ti ai/ajo që do të mbajë një lidhje të kotë për hatër të diçkaje tjetër (shpesh herë për hatër të fëmijëve). Kur diçka ka përfunduar dhe gjithçka që po të fal, është mërzitja dhe konsumimi i vetes, nuk ia vlen të vazhdohet më tej.

Por unë dua të të bëj të reflektosh për aspektin tjetër, atë të gjërave të vogla që mund të ndryshohen me pak përpjekje nga të dyja palët. Flisni dhe kuptojeni se çfarë mendon me dashuri partneri/ja juaj. Ndoshta gjithçka që po ju ndodh, po ju ndodh sepse nuk e dini se çfarë mendon partneri/ja juaj. Ndaj flisni, komunikoni. Njihuni mirë me njërit-tjetrin dhe shpëtojeni dashurinë tuaj. Ndarja është shumë e lehtë. Bashkimi me një dashuri të vërtetë është shumë i vështirë.

Leave a Reply

Back to top button