Your Life

Përqafimi i fundit i babait, që nuk do e shohë asnjëherë të bijën

Shtrënguar në një përqafim ideal mes dorezave të motoçiklistit të babait që ka ndërruar jetë, kjo fotografi e vogëlushes Aubry ka prekur zemrat e miliona njerëzve në internet. Fotografia është botuar nga fotografja Kim Stone, e cila ishte kontaktuar nga nëna e vogëlushes, të cilën e ka fqinjë në shtëpinë e saj në Marianna, Florida.

“Hector, babai i të sapolindurës, vdiq një muaj më parë nga dora e dikujt që e konsideronte mik”, shpjegon Stone në postimin e saj. Ai u gjet i vdekur në një lokal për motoçiklistë në zonë. “E donte shumë motorrin, ndaj bashkë me gjyshen vendosëm që të realizonim një fotografi, e cila do i mundësojë ta kujtojë në të ardhmen”, pohon ajo.

Dhe shton: “Sapo e vendosëm mes dorezave të babait, Aubry nisi të buzëqeshë”.

Në pak momente fotografia u bë virale, duke marrë më shumë se 75 mijë share-s dhe 350 mijë likes.

“Unë nuk po përpiqesha të realizoja një foto virale – ka shpjeguar fotografja. Doja vetëm të jepja pakëz ngushëllim për Audryn dhe nënën e saj”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button