Horizonti.al

Përse disa njerëz janë majtoshë?

tNjë shpjegim është se kjo gjë është e trashëguar. Shkencëtarët kanë gjetur tani një rrjet gjenesh që janë përgjegjës për asimetrinë e trupit dhe që ndikojnë gjithashtu nëse je majtosh apo djathtosh. Pyetja më e thellë është: Përse 90 përqind e njerëzve përdorin dorën e djathtë dhe vetëm 10 përqind, përdorin dorën e majtë. Tek speciet e tjera, që kanë dorë, ose putër, duke përfshirë shimpanzetë, arinjtë polarë, qentë dhe macet, ata që përdorin të djathtën janë në të njëjtën numër me ata që përdorin të majtën.

Një teori thotë se kjo ka lidhje me gjuhën, sepse qendra e gjuhës së shumicës së njerëzve është në hemisferën e majtë. Një tjetër teori thotë se në një kulturë ku shumica përdor të djathtën, të jesh majtosh të jep avantazh përballë kundërshtarëve. Kjo mund të shpjegojë përse majtoshët në sporte kanë më shumë sukses./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button