Enciklopedike

Përse fëmijëve u duhen lexuar libra që të vegjël?

lib

Sepse letërsia ndikon në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës: konjitiv, gjuhësor, emotiv dhe atë të marrëdhënieve. Zhvillimi i rrjeteve nervorë të trurit dhe pasoja e nxënies janë në maksimumin e tyre gjatë tre viteve të parë të jetës. Shumë studime kanë demonstruar se fëmijët, të cilëve prindërit u lexojnë libra që në fëmijëri zhvillojnë një fjalor më të padur dhe një aftësi më të mirë leximi, dhe ndoshta si pasojë e kësaj kanë më tepër mundësi për të patur sukses në shkollë. Po kështu, “lexuesit e vegjël” mësojnë që të njohin më lehtësisht emocionet e tyre dhe ato të të tjerëve. Leximi ka edhe të tjera dobi: stimulon kujtesën, krijueshmërinë, gjuhën me efekte që zgjasin gjatë jetës. Dhe natyrisht, motivon fëmijën që të dojë librat edhe në të ardhmen, kur do të mundet që t’i lexojë në mënyrë autonome.

Leave a Reply

Back to top button